E kemi parë shpesh me këpucët e saj shumë të larta, por tani ka vendosur të jetë më sportive. Ylli i muzikës RnB, Beyonce ka preferuar të jetë më sportive teksa ka dal shëtitje me vajzën e saj Blue Ivy Carter. Nëna 30 vjecare, Beyonce kishte veshur një palë strece të zeza dhe një xhaketë lëkurë , teksa mbante në dorë të mbështjellë me një batanije vogëlushen e saj 2 muajshe. Nuk e dimë nëse Beyonce do të mbajë këtë stil veshjeje por gjithsesi ajo duket që ndihet shumë rehat.

SU/ Shqiptarja.com