Pas publikimeve për të një shtatzëni të dytë të këngëtares Beyonce, kjo e fundit ka reaguar ashpër në rrjetin social Twitter.
“Nuk mund t’i ndaloj thashethemet dhe nuk mund të ndryshoj mendimet e njerëzve, e vetmja gjë që mund të bëj është të qëndroj dhe të qesh me këta njerëz të cilët nuk kanë diçka më të mirë për të bërë sesa të flasin për mua,”-ka shkruar Beyonce.

(Publikimi i këngëtares Beyonce në Twitter)
Ka qenë pikërisht e përditshmja “E! News” e cila ka publikuar lajmin për një shtatzëni të dytë këngëtares.
Sipas mediave të huaja ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Këto aludime kanë lindur për shkak të veshjes së saj gjatë mbrëmjes gala “Met Ball”.
Gjithashtu sipas “E! News” burime të shumta kanë pohuar se këngëtarja dhe reperi i njohur Jay-Z janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë.

Ndërkohë ka qenë vetë Beyonce, e cila gjatë një interviste është shprehur se do të dëshironte të kishte edhe fëmijë të tjerë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com