Beyonce rrëzon nga 'froni' bashkëshortin e saj Jay-Z, hyn në histori si artistja më e nominuar në Grammy Awards

Beyonce rrëzon nga 'froni' bashkëshortin e saj Jay-Z, hyn në histori si artistja më e nominuar në Grammy Awards

Këngëtarja Beyonce 

Këngëtarja e njohur Beyonce ka bërë histori duke u bërë artistja më e nominuar e të gjitha kohërave në Grammy Awards, duke kaluar bashkëshortin e saj Jay-Z.

Çifti kishin nga 88 nominime secili, por Beyonce mori “fronin” falë albumit të saj të fundit, Cowboy Carter. Ajo kryeson garën e Grammy-s të këtij viti me 11 nominime, duke përfshirë albumin më të mirë, country dhe këngën e vitit për Texas Hold ‘Em.

Sipas BBC, të nominuarit e tjerë kryesorë, me nga shtatë secili, janë Billie Eilish, Kendrick Lamar, Post Malone dhe Charli XCX . The Beatles gjithashtu u nominuan për “Now And then”, një këngë e papërfunduar e John Lennon që u realizua vitin e kaluar me ndihmën e AI.

Beyoncé është tashmë artistja më e nderuar e Akademisë së Regjistrimit, me 32 fitore si artiste solo dhe tre të tjera si pjesë e Destiny’s Child. Megjithatë, ajo nuk e ka fituar kurrë trofeun e albumit të lakmuar të vitit, pavarësisht katër nominimeve në këtë kategori.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë nesër kur pritet të jetë votimi

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë nesër kur pritet të jetë votimi