Ajo është një nga këngëtaret që nuk frikësohet kurrë kur vjen puna për të eksperimentuar me veshjet.
Bëhet fjalë për yllin e muzikës Beyonce, e cila do të jetë imazh i markës së veshjeve H&M.

E veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe një këmishë krem, të kombinuara me një palë taka të larta dhe një lulë të vendosur në kokë,ajo ka treguar format e saj të përsosura.
Ajo e ka postuar foton në faqen e saj zyrtare ku ka postuar dhe një shkrim në lidhje me këtë projekt të ri.

“Unë kam dashur gjithmonë të bashkëpunoj me një nga emrat më të njohur të modës si H&M. Kam dashur gjithmonë të bashkëpunoj për të eksploruar emocionet e ndryshme të gruas të përfaqësuar nga katër elementët, toka, zjarri, uji dhe era”:- ka shkruar bukuroshja seksi në rrjetin social.
Më tej ajo është shprehur e ngazëllyer për setin fotografik të realizuar në Bahamas gjatë muajit janar.

Fushata pritet të nisë në muajin Maj.
Edhe drejtori ekzekutiv i kësaj firme të famshme është shprehur i ngazëllyër për pjësëmarrjen e këngëtares Beyonce duke thënë se e gjithë puna me të ishte me të vërtetë e mrekullueshme.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com