Këngëtarja me famë botërore Beyonce ka publikuar këngën e saj të re me titull “Bow Down/I Been On”.
Edhe pse një mama dhe grua shumë e zënë Beyonce është rithyer me këtë hit të ri, të cilin e ka postuar ditën e djeshme në faqen e saj zyrtare.

Videoja promovuese ka foton e këngëtares bukuroshe kur ka qenë fëmijë në një dhomë plot me trofe.
Në këtë këngë trajtohet dhe fakti i mungesës së Beyonce kohët e fundit në tregun e muzikës dhe pohon autoritetin e saj si një mbretëreshë e muzikës.

Siç kuptohet dhe nga titulli i këngës ajo është e ndarë në dy seksione, ku sipas mediave të huaja një pjesë është e punuar nga Beyonce, por ajo gjithashtu ka bashkëpunuar dhe me Timbaland.
Në lidhje me këtë risi Beyonce ka pohuar në rrjetet sociale duke thënë:- “Më falni që nuk më vjen keq për këtë, por Beyonce nuk është një këngëtare si gjithë të tjerat.
Duhet ndryshuar loja”.

Ka pasur dhe nga ata fansa që kanë reaguar keq pas postimit të këngës duke shprehur pakënaqësinë e tyre.
/Shqiptarja.com