Bezdiseni shumë shpejt nga tinguj të ndryshëm? Ja përse iu acaron zhurma e të ngrënit nga të tjerët

Bezdiseni shumë shpejt nga tinguj të ndryshëm? Ja përse iu acaron zhurma e të ngrënit nga të tjerët

Foto ilustruese

E keni parasysh momentin kur dikush mbllaçitet pranë jush? Për disa persona, kjo zhurmë është e lehtë për tu injoruar. Megjithatë, shumë njerëz acarohen dhe bezdisen prej këtyre tingujve.

Përveç mbllaçitjes, ka njerëz që acarohen nga frymëmarrja e zhurmshme, por edhe gërvishtja e sipërfaqeve të ndryshme me thonj.

Një studim britanik ka arritur të zbulojë se çfarë ndodh në trurin e njeriut kur dëgjon zhurma të tilla bezdisëse. Në studim u përdorën rrezet X për të analizuar trurin e 20 personave që vuajnë nga misofonia dhe 22 të tjerëve që nuk reagojnë ndaj tingujve dhe zhurmave të lartpërmendura.

Gjatë eksperimentit, të gjithë pjesëmarrësit ishin të detyruar të dëgjonin tinguj të ndryshëm si ai i shiut, ulërima, frymëmarrje, mbllaçitje apo edhe gërvishtje.

Më pas, grafitë treguan se në rastin e personave të prekur nga misofonia, pjesa e trurit që bashkëlidh shqisat me emocionet ishte më tepër aktive se tek personat e tjerë.

Një nga studiuesit e këtij eksperimenti i tha BBC-së se truri i njerëzve që vuajnë nga misofonia, ndizet nga zemërimi dhe rraskapitet nga këto zhurma e tinguj.

“Emocioni që mbizotëron në rastin kur dikush dëgjon dikë që mbllaçitet nuk është thjesht neveri. Është zemërim i pastër. Ngjan si një reagim normal, por pastaj merr përmasa më të mëdha,” tha Dr. eksperti Sukbinder Kumar në një intervistë për BBC-në.

A ka trajtime për misofoninë?

Ekspertët thonë se për këtë çrregullim nuk ka trajtime të mirëfillta.

Megjithatë, njerëzit mund të gjejnë mënyra për tu mbrojtur nga një reagim i tepruar emocional duke mbajtur kufje veshësh.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024! Tre shqiptarët që fituan vendin e parë mes 113 shteteve pjesëmarrëse

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024! Tre shqiptarët që fituan vendin e parë mes 113 shteteve pjesëmarrëse