BFM në Tiranë, producenti: Filmat shqiptarë, në 2019-n, prezent në festivalet e kategorisë A

Një ndër projektet më ambicioze në fushën e industrisë së filmit po zhvillohen përgjatë këtyre ditëve në Tiranë. Producentë edhe regjisorë nga vendet ballkanike, por jo vetëm diskutojnë sfidat,  idetë edhe problematikat në kinematografi, por edhe krijojnë bashkëpunime për bashkëprodhime nëpërmjet Balkan Film Market. Drejtuesi i këtij projekti, Andamion Murataj, teksa flet për rëndësinë e Ballkan Film Market ndalet edhe tek risitë që arrihen në kinematografi gjatë këtyre ditëve.

“Cili është përfitimi që ne kemi nga një market i tillë, është i nevojshëm, i domosdoshëm apo është një luks për një kinema si vendi ynë? Tre vite më parë, nuk e mendonim kurrë që do të krijonim një market që do të kishte këtë pakt rajonal. Por, ne kemi parë që këtë vit filmat shqip kanë qenë prezent në të gjithë festivalet e kategorisë A. Këtu po flasim për filma që prezantohen në mbarë botën. Edhe me një krenari mund të them se ne kemi pasi ndikimin tonë”, thotë producenti Murataj.

Përpos mundësive, që u krijohen kineastëve shqiptarë, mundësi nëpërmjet Balkan Film Market, krijohet edhe për kineastët e huaj.

“Këtu ndalëm tek kinemaja shqiptare, por ka edhe filma që përfaqësojnë vendet e tjera, që në një farë forme ka qenë i lidhur me Balkan Film Market. Gjithnjë edhe më tepër është rritur interesi nga Italia, Franca, nisur edhe nga suksesi i Enerik Beqiri. Po flasim për një sukses dhe një benefit, që njerëzit mund ta vjelin pa investuar fare shteti shqiptar. Sivjet kemi pas aplikime nga Franca, Gjermania dhe Italia, pra është rritur interesi i kineastëve botëror për të bashkëpunuar me rajonin, por edhe për bashkëprodhime”, thotë Murataj, i cili Balkan Market e konsideron eventin më të rëndësishëm filmik nga Greqia në Slloveni.

Edhe për regjisorin Bujar Alimani, ky aktivitet është një mundësi e mirë, që investitorët e huaj, të jenë bujtës në vendin tonë, por edhe që kinematografia jonë mos të mbes në nivel lokal.

“Ajo që kërkohet është që të vijnë sa më shumë investitorë të huaj, duke bërë që kinemaja të shtrihet në një rrjet më të gjerë, mos të jetë vetëm lokaliste, por ne të jemi edhe një vend bujtës i projekteve ballkanike. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, që të jetë mikpritëse e këtyre realizimeve kinematografike. Me nismat e viteve të mëparshme ku QKK ka mbështetur shkuarjen e shumë kineastëve ne evente botërore, në këtë rast këtu ndodh e kundërta, ata vijnë në Tiranë. Prandaj për ne, kjo është shumë e rëndësishme, sepse bashkëpunimi edhe bashkëprodhimi vijnë nga kontaktet”, thotë Alimani.

Balkan Film Market do të vazhdojë të zhvillohet deri në datë 6 tetor në Tiranë.

 

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë