TIRANE - Pa asnjë dyshim që për FRD kryeministri Berisha vitin e ardhshëm do të fillojë jetën e gjatë në opozitë për shkak të keqqeverisjes dhe traumave që i ka sjellë qytetarëve shqiptarë dhe vendit në këto 22 vite të tij në politikë. Kështu, njëri prej themeluesve të partisë më të re në vend, Fryma e Re Demokratike, Aleksandër Biberaj ka akuzuar qeverinë e në mënyrë të veçantë kryeministrin Berisha, për përdorim politik të ish të përndjekurve politikë dhe diskriminim ndaj kësaj shtrese, duke injoruar në total interesat e tyre. Nisur nga kjo shtresë e keqtrajtuar por dhe nga shumë probleme të tjera keqqeverisjeje, Biberaj është i sigurtë se fundit i zgjedhjeve, PD e lidershipin e saj do ta gjejë në opozitë. "PD do kalojë absolutisht në opozitë.
Kjo, si rrjedhojë e qeverisjes së lidershipit. Një qeverisje pa asnjë lloj morali të djathtë, që ka tradhtuar shumë interesa të shtresave të ndryshme. Mes tyre dhe idealet ish të burgosurve politikë. Kërkoj me këtë rast dhe angazhimin e mjekëve për të qëndruar pranë ish-të përndjekurve politikë në rast të përkeqësimit të shëndetit të tyre", tha ai në media. Për Biberajn, si mazhoranca dhe opozita, mbajnë të njëtin emërues: mosushtrimin si duhet të detyrës respektive. Duke akuzuar qeverinë, ai preku dhe koalicionin PD-LSI, që sipas tij i ka kaluar një faturë të madhe PD, atë të korrupsionit.
Ai nuk surprizohet nga zërat e fundit për një mundësi kalimi të LSI te PS. "Duket një situatë krize, kemi një mazhorancë të tejlodhur nga pushteti, të amortizuar. Nga ana tjetër, kemi një opozitë të corientuar dhe që s'ka luajtur rolin e saj. Kemi krizë ekonomike, që e shoqëruar me atë politike ka çuar në degradim të shtetit, në rritje të kriminalitetit. Është një situatë që duhet ndryshuar. Marrëveshja PD-LSI është një marrëveshje e mirëfilltë tregtare, kështu ka rezultuar deri tani. Lidershipi i PD është i bindur se ka dështuar, ndërsa LSI po sheh mundësinë për të kaluar në anën e PS, pasi faktikisht atje e ka ambientin politik. I ka dhënë kosto të jashtëzakonshme PD-së, korrupsioni i LSI ka rënduar mjaft mbi PD-në", deklaroi Biberaj. Duke folur sërish për PD, ai nënvizoi se janë shkëputur prej saj figurat kryesore për të themeluar FRD vetëm pasi u humbën të gjitha shhpresat që PD të reformohej. "Kemi besuar se lidershipi i PD do reformohej. Nëse ka vend që ne duhet t'u kërkojmë falje qytetarëve, është mbështetja ndaj Berishës.
Problemet kanë filluar me tragjedinë e Gërdecit, u premtua se do ketë analiza dhe nuk ndodhi. Koha tregoi që Sali Berisha është dhe anti-shqiptar. Në lidershipin e PD nuk ka mbetur asnjë element i djathtë në të. Shqiptarët e kanë problemin me lidershipin, jo me eksponentë të PD. Ka një histori të largimit të figurave të djathta pikërisht nga ky lidership. Vihet re një lodhje e qytetarëve me PD, PS e LSI. Nuk bëhet fjalë për një koalicion në asnjë rrethanë dhe asnjë situatë as me PD e as me PS, të dy lidershipët janë një kopje e deformuar e njëri-tjetrit dhe të dy kopje e Enver Hoxhës", tha themeluesi i FRD. Biberaj shprehet i bindur në suksesin e FRD, ndërsa e vlerëson terësisht të denjë figurën e ish-Presidentit Bamir Topi për drejtimin jo vetëm të FRD, por dhe të djathtës shqiptare. "Ky model qeverisës ka nevojë për një model të fortë opozite dhe dhënien e alternativave qeverisëse, pikërisht ky është modeli që sjell FRD. Po përpiqemi të bëjmë maksimumin për të qenë një forcë serioze në zgjedhjet e 2013. Zoti Topi ka besimin dhe ngjall shpresën për të qenë lider i së djathtës, i kuotuar prej disa vitesh", deklaroi Biberaj, duke qënë i bindur në fitoren e partisë së tij në zgjedhje.
(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com