Nënkryetari i FRD Aleksandër Biberaj ka shuar mundësinë e një koalicioni me tre partitë kryesore në vend, që ai i cilëson të vjetra e që i kanë sjellë kosto vendit, përkatësisht PD, PS e LSI.

Ai ka nënvizuar se FRD është e hapur për të bërë koalicion me të gjitha partitë e tjera dhe se vendimi do të merret në kohën dhe momentin e duhur nga forumet drejtuese.

"Ne jemi të hapur për koalicionet parazgjedhore, por vendimi për aleanca e mundshme do të merret në kohën dhe momentin e duhur nga forumet drejtuese të partisë. Natyrisht koalicion do të bëjmë, por duke përjashtuar partitë e vjetra të tranzicionit të cilat i kanë dhënë kosto të madhe Shqipërisë e shqiptarëve.
Fjala është për PD, PS dhe LSI, të cilat janë të përjashtuara", është shprehur për gazetën Biberaj.

 Njëherësh ai tha se FRD është e angazhuar në mënyrë intensive në takime të mëdha në të gjithë vendin, ku ka gjetur një mbështetje të fuqishme nga elektorati i zhgënjyer nga keqqeverisja e këtyre viteve.

"Po punojmë fort me organiziminl. Këtu është pika jonë më e forë, puna me njërëzit", tha Biberaj.

(shqiptarja.com)