Biblioteka Kombëtare forum në nder
të veprës së shkrimtarit Umberto Eco

Biblioteka Kombëtare forum në nder<br />të veprës së shkrimtarit Umberto Eco
Biblioteka Kombëtare dhe Departamenti i Letërsisë në Univeristetin e Tiranës do të organizojë në 3 mars, në nderim të veprës dhe figurës së shkrimtarit të njohur italian Umberto Eko, forumin “Të thuash shqip thuajse të njëjtën gjë”.

Ky forum do të drejtohet nga drejoresha e BK-së, Persida Asllani dhe studiuesja dhe kritikja Dhurata Shehri, me pjesëmarrjen e nderuar të Donika Omarit, Shpëtim Çuçkës, Diana Kastratit, Ledia Dushit, Fitore Becit, Eldon Gjikës dhe dëshmisë personale të Adriana Frisenës, (Dr. IIC), bën të ditur zyra e shtypit e Bibliotekës Kombëtare.
Forumi i kushtohet gjurmës së fuqishme të veprës letrare të Umberto Ekos, teorike dhe intelektuale në kulturën shqiptare, pikërisht përmes përvojave të përkthimit të teksteve të tij komplekse në gjuhën shqipe nga përkthyesit shqiptarë.

Biblioteka Kombëtare ka përgatitur edhe një ekspozitë me botime të Ekos në shqip, e cila ndërton retrospektivën e gjurmëve të para të përkthimeve të shkrimtarit në faqet e periodikëve shqiptarë e deri te veprat dhe romanet më të fundit në shqip.

Shkrimtari i njohur italian, Umberto Eko, autori i romanit po kaq të famshëm ”Emri i trëndafilit” lindi në Alessandria, më 5 janar 1932. Ai studjoi filozofi në Universitetin e Torinos dhe mbrojti diplomën me problemet estetike në veprën e Thomas Aquinos.

Ndërkohë, romani i tij i parë i botuar në vitin 1980 ”Emri i trëndafilit” është përkthyer në 43 gjuhë dhe është shitur në miliona kopje. Ky roman u shndërrua në film në vitin 1986 nga Jean-Jacques Annaud me Sean Connery në rolin e Guillaume de Baskerville. Ai vdiq në 20 shkurt të këtij viti në moshën 84-vjeçare.

”Umberto Eko, një nga zërat më të njohur intelektualë italianë vdiq”, shkruante në 20 shkurt gazeta më e njohur italiane ”Il Corriere della Sera”.

“Bota humbi një nga njerëzit më të rëndësishëm të kulturës bashkëkohore”, cilësoi ”La Repubblica”. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid