Biblioteka Kombëtare gënjeu, zjarri
shkrumboi revistat e viteve '30

Biblioteka Kombëtare gënjeu, zjarri<br />shkrumboi revistat e viteve '30
TIRANË- Një pjesë nga koleksionet e revistave të viteve ’30-‘40 janë shkrumbuar në zjarrin që ra para dy javësh në Bibliotekën Kombëtare.

Mjafton të kujtojmë vlerën e periodikëve si ‘Minerva’, ‘Leka’, “Përpjekja shqiptare”, “Bashkimi i kombit”, “Hylli i Dritës” apo “Fryma” për të kujtuar rëndësinë e tyre. 

Burime për shqiptarja.com kanë konfirmuar se bashkë me koleksionin e revistave e gazetave të kësaj periudhe janë djegur dhe disa periodikë të para dhe pas Luftës, mes tyre dhe një pjesë e koleksionit të Zërit të Popullit.

Burimet bënë të ditur gjithashtu se pas verifikimeve të Policisë, u gjetën rafte të plota me libra tërësisht të shkrumbuar, sikurse dhe një pjesë që janë dëmtuar pjesërisht me shpresën se mund të restaurohen në të ardhmen.

Në këtë zonë ku ra zjarri, ruheshin edhe një numër i madh periodikësh të periudhës ruso-sovjetike që datonin deri ne mesin e viteve ’60-të, të cilat konsiderohen nga specialistët pa ndonjë vlerë të veçantë bibliotekare, për shkak të tematikës dhe gjuhës së tyre.

Ky koleksion do të duhej të qe hequr me kohë nga ambientet ku ruhej për të mos krijuar mbingarkesë të panevojshme. 
 
Këto të dhëna bien ndesh me deklaratat zyrtare të Blibliotekës Kombëtare ku theksohej se nuk u dogjën botime të vjetra, por botime të prodhuara në vitet 2000. 

Biblioketa e mohon: Asnjë nga revistat s'është djegur
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka reaguar pas lajmit të publikuar se gjatë zjarrit në këtë institucion janë djegur një pjesë nga koleksionet e revistave të viteve ’30-‘40. Bibloteka pretendon se ky lajm është i pavertëte. 

“Saktësojmë se, titujt e revistave si “Minerva”, “LEKA”, “Hylli i Dritës” etj., nuk janë pjesë e koleksioneve të dëmtuara thuhet në sqarimin e biblotekës.

Ndërkohë ky institucion nuk merr mundimin të sqarojë se cilat janë librat e djegur, teksa është mjaftuar duke njoftuar më herët se janë djegur një pjesë të librave të prodhuar pas viteve 2000.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë