Biçikleta dhe orendi të vjedhura, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Biçikleta dhe orendi të vjedhura, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Ditën e sotme janë vënë në pranga dy persona, I.M. 29 vjeç dhe A.P. 26 vjeç. Ata janë arrestuar si pjesë e operacionit policor “Shëtitësit 2”.  29 vjeçari ishte banues në Paskuqan, I dënuar më parë për vjedhje është arrestuar ne Komisariatin Nr.4 në kryeqytet.

Pas njoftimit të ardhur se po tentohej të vidhej një banesë në rrugën “Besa”, u organizua puna dhe u bë arresti në flagrancë. Ai ka marrë disa orendi shtëpiake në banesën e E.O. në muajin prill të këtij viti. A.P. është shtetasi tjetër I arrestuar nga Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë.

Pas disa kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm u hasën dy raste të vjedhjeve të biçikletave në muajt qershor dhe korrik. 26 vjeçari është dënuar më parë për vjedhje. Të dyja rastet I kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Tiranë për veprën penale “Vjedhja”. Plani I masave për rritjen e sigurisë dhe  parandalimin e vjedhjeve po vazhdon në të gjithë territorin e kryeqytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani