Biden: Arrihet para afatit qëllimi i realizimit të 100 milionë vaksinimeve anti-COVID

Biden: Arrihet para afatit qëllimi i realizimit të 100 milionë vaksinimeve anti-COVID

Presidenti Joe Biden

Presidenti Joe Biden bëri me dije se administrata e tij do të përmbushë qëllimin për të bërë 100 milionë doza vaksina në 100 ditë e para në detyrë.

Biden njoftoi përparimin duke thënë se objektivi u arrit "disa javë përpara afatit", megjithë pengesat e shkaktuara nga stuhitë dimërore në fillim të këtij viti.

"Unë jam krenar të njoftoj se nesër, 58 ditë në administratën time, ne do ta kemi përmbushur qëllimin tonë për të realizuar 100 milionë vaksina anti-COVID për qytetarët", tha Biden të Enjten pasdite në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë. "Kjo javë është përpara afatit, pavarësisht pengesave me të cilat u përballëm gjatë stuhive të dimrit."

Biden tha se 100 milion vaksina ishin "vetëm dyshemeja" dhe ai do të shpallte një qëllim të ri javën e ardhshme.

Presidenti Biden tha tetë javë më parë, se vetëm tetë përqind e të moshuarve kishin marrë një dozë të vaksinë kundës COVID-19. Ai tha të ejten se 65 përqind e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart kanë marrë të paktën një të dozë të vaksinës.

"Dhe ky është elementi kryesor, sepse kjo është popullsia që përfaqëson 80 përqind të mbi 500,000 vdekjeve nga COVID-19 që kanë ndodhur në Amerikë", tha ai.

Presidenti theksoi faktin se vendi mesatarisht po bënë 2.5 milionë vaksinime në ditë, "duke tejkaluar pjesën tjetër të botës në mënyrë të konsiderueshme".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan