Biden: Autoriteti Palestinez duhet të marrë kontrollin e Gazës dhe Bregut Perëndimor pas luftës

Biden: Autoriteti Palestinez duhet të marrë kontrollin e Gazës dhe Bregut Perëndimor pas luftës

Joe Biden

1699129208_joebiden.JPG

Joe Biden

Autoriteti Palestinez duhet të marrë kontrollin e Gazës dhe Bregut Perëndimor pas luftës, sipas një deklaratë të presidentit amerikan, Joe Biden.

Presidenti amerikan, ndër të tjera, për zhvillimet në Lindjen e Mesme theksoi se nuk duhet të ketë shpërngulje të dhunshme të qytetarëve nga Rripi i Gazës, ndërkohë që Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës duhet të bashkohen nën një strukturë të përbashkët qeveritare.

Joe Biden paralajmëroi gjithashtu se SHBA-ja është e gatshme të lëshojë urdhra ndalimi kundër “ekstremistëve” që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor.

“Unë i kam thënë udhëheqjes izraelite se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të marrë fund dhe ata që kryejnë dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Biden.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite nxjerr pamjet e anëtarëve të Hamasit në ambientet e spitalit Al-Shifa sëbashku me pengjet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë

Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë