Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale, 'po vret njerëzit'

Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale, 'po vret njerëzit'

Joe BIden

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të premten se rrjetet sociale si Facebook, janë duke “vrarë njerëzit”. Ai i ka bërë këto komente pasi Shtëpia e Bardhë, ka vazhduar të kritikojë këtë kompani, që po lejon postimin e dezinformatave rreth vaksinave për koronavirus.

“Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në mesin e të pavaksinuarve”, u ka thënë Biden gazetarëve kur është pyetur rreth dezinformimit dhe cila është përgjigjja e tij ndaj rrjeteve sociale, siç është Facebook.

Zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka kritikuar po ashtu të premten këtë kompani. “Qartazi ka hapa që janë marrë. Ato janë kompani të sektorit privat. Ka hapa shtesë që duhet të marrin. Është e qartë se ka ende për t’u bërë”, ka thënë ajo nga Shtëpia e Bardhë.

Facebook, nuk ka komentuar ende këto deklarata.

Sipas zyrtarëve amerikanë, rritja e re e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, është duke prekur personat e pavaksinuar.

“Ekziston mesazh i qartë, është duke u bërë një pandemi e të pavaksinuarve”, ka thënë drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Qalensky, para gazetarëve.

Shumë persona janë duke refuzuar vaksinimin, pavarësisht procedurave të lehta në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se nuk iu besojnë vaksinave.

Skepticizmi është duke u rritur edhe nga postimet e rreme kundër vaksinës nëpër rrjetet sociale.REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025