Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Manastir me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektorë e përfaqësues të universiteteve, për arsimin, identitetin tonë kulturor, bashkëpunimin mes të rinjve dhe të ardhmen e përbashkët europiane
“Për gjuhën që na bashkon si lënda bazë e identitetit tonë janë bërë sakrifica të jashtëzakomshme, janë sakrifikuar jetë dhe janë përfshirë një numër i madh njerëzish që për ta gjuha shqipe ka qenë një mision jete. Nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja. Është një kopsht i madh ku duhet kultivuar dhe pasuruar. Është një kopsht që ka xhevahir. Ne duhet të angazhohemi për të bërë një bibliotekë dixhitale, që nga leximi i shqipes deri te leximi i veprave. Një bibliotekë ku të jetë e kyçur pasuria e shqipes. Qeveria e Shqipërië do ta marrë këtë hap. Teknologjia na jep një ndihmë të madhe”, tha Rama.
Lajm në përditësim…







Komente
Komento