Biden dhe Putin vlerësojnë bisedimet e samitit por mosmarrëveshjet vazhdojnë

Presidentët e SHBA dhe Rusisë kanë vlerësuar bisedimet e tyre në Gjenevë, por është arritur shumë pak progres në takimin e parë që nga viti 2018.

Presidenti amerikan deklaroi se kishte mosmarrëveshje, por jo aq shumë sa të ketë një Luftë të Re të Ftohtë.

Presidenti rus Vladimir Putin, u shpreh se Biden ishte një burrë shteti me përvojë dhe që ndoshta për të parën herë e pranoi publikisht se ata të dy "flisnin të njëjtën gjuhë".

E ndërsa bisedimet zgjatën rreth tre orë, më pak nga sa ishte planifikuar, Biden theksoi se kjo ishte koha më e gjatë që dy lider shteti kishin kaluar në takimi kokë më kokë.

E ndërkohë që temat e diskutuara ishin të një spektri të gjerë, marrëveshjet e arritura duken të jenë të pakta.

Në lidhje me sulmet kibernetike,  Putin hodhi poshtë akuzat për përgjegjësi duke thënë se shumica e sulmeve kibernetike në Rusi kishin origjinën nga SHBA. Biden i tha Putin se infrastruktura kritike, të tilla si uji ose energjia, duhet të jenë "jashtë kufijve" për sulmet e piraterisë.

"E pashë atë dhe i thashë si do të ndiheshit nëse ransomware do të bllokonte tubacionet nga fushat tuaja të naftës? Ai tha se do të kishte rëndësi," tha Biden, duke shtuar se nëse Rusia shkel këto "norma themelore", SHBA do të hakmerret.

Putin bëri me dije për një marrëveshje të mundshme për shkëmbimin e të burgosurve, duke thënë se ai besonte se mund të gjendeshin kompromise.

E ndërkohë sa i përket të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën për të protestuar, ndryshimet janë thelbësore.

Putin hodhi poshtë shqetësimet e SHBA në lidhje me krye opozitarin Navalny, i cili kohët e fundit ndërmori një grevë urie 24-ditore. Ai tha se Navalny kishte injoruar ligjin dhe e dinte se do të përballej me burg kur të kthehej në Rusi pasi kishte kërkuar trajtim mjekësor në Gjermani.

Biden tha se do të kishte "pasoja shkatërruese" për Rusinë nëse Navalny vdiste në burg.

Sa u përket shtypjes së protestave në Rusi, Putin theksoi se nuk dëshironte trazira në territorin e saj të krahasueshme me trazirat e Kapitolit ose lëvizjen Black Lives Matter.

Biden hodhi poshtë komentet e Putin si "qesharake" dhe tha se të drejtat e njeriut "do të ishin gjithmonë në diskutime deri sa ato të respektohen plotësisht".

Edhe pse marrëveshjet mes palëve duken të paktë dhe të largëta Biden është i bindur se është në interes të Rusisë që të bashkëpunojë me SHBA, sepse jo gjendet në një pozicion shumë të vështirë.

"Ata janë duke u shtrënguar nga Kina. Ata duan që dëshpërimisht të mbeten një fuqi e madhe," u tha ai gazetarëve.

E si për të të treguar se për Biden situatën është më e qetë presidenti amerikan i solli  një dhuratë presidentit rus një palë syze dielli aviator, modeli i preferuar i presidentit amerikan dhe një skulpturë kristali të një bizoni. Por nuk dihet ende nëse Putin kishte ndonjë dhuratë për Putin.

Në vitin 2018, lideri rus i dha ish-Presidentit Donald Trump një top futbolli pas një takimi në Finlandë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
Biden-Putin, beteja e “bishave” – Veturat që u rezistojnë bombave, sulmeve kimike dhe përmbytjes

Një nga detajet që tërhoqi më së shumti vëmendje gjatë samiti të djeshëm midis presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin, ishin makinat e tyre presidenciale .

Të dy liderët kishin zgjedhur makina të papërshkrueshme nga plumbat dhe me tipare të tjera shumë të klasifikuara.

Presidenti amerikan hipi në Bishën e tij – 1.5 milion dollarë Cadillac që u reziston edhe sulmeve me bomba dhe armë.

Dyert e saj peshojnë po aq sa ato të një avioni Boeing 757 dhe gomat  mund të vazhdojnë të ecin akoma edhe nëse janë shfryrë.

Ajo ka një një sistem të sigurt oksigjeni dhe furnizimi me gjak të vetë presidentit, në rast emergjence.

Sediljet e pasme kanë një telefon satelitor me linjë të drejtpërdrejtë me Zëvendës Presidenten, Kamala Harris dhe Pentagonin.

Ndërkohë, presidenti rus mburret me limuzinën e tij, e cila thuhet se është në gjendje të mbrojë Putinin edhe nëse zhytet plotësisht nën ujë.

Makina e Putin është e prodhuar nga marka ruse e automjeteve luksoze NAMI, Aurus Senat,  është e blinduar që funksionon me një motor V8 me 4.4 litra 598 kuaj fuqi. Makina e Putin kap vlerën e 245,000 dollarëve. 

.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin