Biden gati për qeverisje, bën publik planin e tranzicionit (VIDEO)

Presidenti i 46 i SHBA  Joe Biden, edhe pse nuk është certifikuar ende rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ka miratuar një plan për të përballuar sfidat e para me të cilat ai do të duhet të përballet.

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 është sfida e parë me të cilën do të duhet të përballet presdidentit i ri, edhe pse është një nga arsyet më të forta se përse ai e fitoi garën për Shtëpinë e Bardhë.

Në fazat e para ai ka theksuar se gjatë administratës së tij, do të shtohen ndjeshëm testimet për COVID-19 dhe përdorimi i maskës në publik do të jetë i detyrueshëm si në shumicën e vendeve europiane. Gjatë ditës së sotme pritet që ai të krijojë një grup task force të përbërë prej 12 personash për të përballuar krizën.

Për presidentin e ri duket se sfidat janë të shumta, rimëkëmbja ekonomike,  çështjet racore dhe klima pritet të jenë të tjera prioritete.  

uebsajtin e lançuar prej tij dhe zëvëndëses Kamala Harris, janë paraqitur katër prioritetet e tij.

Ndërkohë që pritet që presidenti i zgjedhur të lëshojë disa urdhra ekzekutivë - për qeverinë federale dhe të përmbysë disa nga politikat  më të diskutueshme të presidentit Donald Trump si për shembull:

  • Biden, e ka shprehur hapur angazhimin e tij për klimën dhe e ka deklaruar edhe më parë për tu bashkuar sërish me marrëveshjen e Parisit.
  • Biden ka shprehur vullnetin, për tu tërhequr nga OBSH, vendim i marrë nga Trump pas mosmarrëveshjeve me organizatën gjatë krizës së shkaktuar nga Covid-19.
  • Do t'i japë fund ndalimit të udhëtimit për qytetarë nga shtatë vende kryesisht me shumicë myslimane si Libia, Iran, Somalia, Siria, Yemen, Kore e Veriut dhe Venezuela.
  • Do të rivendosë politikat e Obamës për dhënien e statusit të imigracionit emigrantëve pa dokumente që hynë në SHBA. si fëmijë dhe azilantë politik.

Në SHBA ka një periudhë tranzicioni midis zgjedhjeve dhe inaugurimit të një presidenti të ri ceremoni qe zhvillohet ne janar në mënyrë që administrata e ardhshme të mund të përgatisë një qeveri të re. Megjithatë deri tani presidenti aktual nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk planifikon të dorëzohet shpejt pasi ka kërkuar që deri tani të rinumërohen votat në disa shtete.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi 

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi