Biden konfirmon zyrtarisht se më 7 mars do të mbajë një fjalim të rëndësishëm në Kongres

Biden konfirmon zyrtarisht se më 7 mars do të mbajë një fjalim të rëndësishëm në Kongres

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mbajë fjalimin tradicional më 7 mars në Kongresin Amerikan.

Sipas traditës, presidenti amerikan ka pranuar ftesën e dërguar nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson.

“Në një kohë kur vendi ynë po përballet me sfida, kam detyrë solemne t’ju ftoj të drejtoheni në seancën e Kongresit të enjten, më 7 mars, në mënyrë që ashtu siç e kërkon Kushtetuta, të na informoni për gjendjen e Unionit”, shkroi Johnson në platformën X.

Më pas Biden u përgjigj në të njëjtën platformë se ai “mezi pret” për të mbajtur atë fjalim.

Ky fjalim do të ketë një rëndësi të veçantë sepse në fund të vitit në Amerikë do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë