Lufta/ Biden konsideron të heq kufizimet për përdorimin e armëve amerikane nga Kievi! Kanada: ‘Nuk kemi kufizime për furnizimin me armë në Kiev’

Lufta/ Biden konsideron të heq kufizimet për përdorimin e armëve amerikane nga Kievi! Kanada: ‘Nuk kemi kufizime për furnizimin me armë në Kiev’

Ukrainë

Për të kundërshtuar avancimin e Rusisë në Ukrainë, presidenti i SHBA-së Joe Biden po shqyrton dy masa kundërveprimi të reja: ndalimin e Kinës për të siguruar teknologji kyçe për Moskën dhe heqjen e kufizimeve të përdorimit të armëve amerikane kundrejt Rusisë. Lajmin e ka raportuar Washington Post.

Fakti që tashmë po merren në konsideratë  nisma të tilla, tregon shqetësimin e rritur të administratës amerikane për cenueshmërinë e Ukrainës në fushën e betejës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Suedia jep 1,16 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Foto: Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson dhe Volodymyr Zelensky

Suedia ka njoftuar për akordimin e një shume prej 1.16 miliardë euro për të mbështetur ushtrinë ukrainase në luftën kundër Rusisë, konfirmoi ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonsson.

Midis ndihmave, ka edhe dy avionë zbulues Asc 890 që do t’i lejojnë Kievit të identifikojë raketat e lundrimit dhe dronët që afrohen, si dhe objektivat në tokë dhe në det”, theksoi Pal Jonson.

Njoftimi vjen ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është në një tur në Europë për të inkurajuar ndihmën ushtarake: dje ai mori një miliard furnizime nga Belgjika, e cila përfshin gjithashtu 30 avionë luftarakë F-16 që do të jepen nga viti aktual e deri në vitin 2028.

Ora 18:34
Ish-truproja i Putin, emërohet sekretar i Këshillit të Shtetit

Foto: Aleksei Dyumin dhe Vladimir Putin

Kremlini ka njoftuar se Presidenti Vladimir Putin ka emëruar Aleksei Dyumin, këshilltarin e tij, ish-truprojën dhe ish-guvernatorin e Tulës, si sekretar të Këshillit të Shtetit, Rus. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Tass.

Pasi u rizgjodh për një mandat tjetër gjashtë-vjeçar në fillim të këtij viti, Putin emëroi Dyumin si ndihmës specialist të tij në sektorin e mbrojtjes, ndërsa Kremlini kishte parashikuar tashmë poste të tjera për të.

Mëngjesin e sotëm, në faqen e Kremlinit u publikua dekreti i nënshkruar nga Putin për emërimin e tij në postin e ri të Këshillit të Shtetit.

Ora 17:18
Kanada: ‘Nuk kemi kufizime për furnizimin me armë në Kiev’

Foto: Ushtarë ukrainas

Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Jolie, tha se Otava nuk kishte vendosur asnjë kufizim në përdorimin e armëve të saj në Ukrainë. Lajmin e raporton Rbc Ukraine.

“Rusia nuk ka vija të kuqe, kështu që ne duhet të sigurohemi që kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Ukrainës, ne jemi të gatshëm t'i ndihmojmë dhe të tregojmë se, pavarësisht nga ajo që po ndodh, ne jemi në anën e tyre dhe Kanadaja nuk ka kufizime në furnizimin e Ukrainës me armë, dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë të punojmë me Forcat e Armatosura të Ukrainës”, tha ajo.

Nga ana tjetër edhe Finlanda ka deklaruar se Kievi mund të sulmojë Rusinë me armët e tyre.

"Finlanda nuk ka vendosur ndonjë kufizim të veçantë për ndihmën e saj për Ukrainën, por supozon se armët do të përdoren në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Rusia po zhvillon një luftë të paligjshme agresioni në Ukrainë dhe Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së. Këtu përfshihen edhe sulmet kundër objektivave ushtarake në territorin e sulmuesit që janë të nevojshme për vetëmbrojtje”, tha Ministrja e Jashtme Elina Valtonen.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?