Pothuajse 100 milionë amerikanë kanë marrë paktën një dozë kundër COVID-19, deklarojnë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA duke arritur kështu 30 për qind të popullsisë amerikane.
Ndërkohë që rreth 56 milionë njerëz e kanë përfunduar komplet vaksinimin.
Rezultate të tilla tregojnë se presidenti Joe Biden, do të tejkalojë premtimin e tij për të vaksinuar 100 milionë persona në 100 ditët e para në zyrë. Synimi i ri është dhënia e 200 milionë dozave.
Dy vaksina që përdoren në SHBA, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, jepen me nga dy doza, ndërsa Johnson&Johnson me një.
Numri i të infektuarve me koronavirus është përsëri në rritje në SHBA, por larg niveleve të para në janar.
Mesatarja shtatëditore e rasteve është rritur në rreth 66,000, apo rreth 15 për qind më shumë se periudha e mëparshme shtatëditore.
Numri i viktimave është mesatarisht 900 në ditë - shumë më poshtë se gjatë disa periudhave të kulmit pandemik në SHBA, kur ka qenë 3,000 në ditë.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga COVID-19 dhe me mbi 30 milionë njerëz atje janë infektuar dhe mbi 553,000 kanë vdekur.
Komente









