Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Kirby i tha Zërit të Amerikës, se qasja e Uashingtonit ndaj Evropës e rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar. Këto komente zoti Kirby, i bëri në përgjigje të një pyetje si reagim, mbi një artikull redaksional të gazetës ‘Washington Post’, ku thuhet se Presidenti Biden ndoqi politikën e “mbështetjes së Presidentit autoritar serb Aleksandar Vuçiç në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia".
"Ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim”, thotë “Washington Post”.
Zoti Kirby nuk bëri komente të mëtejshme.
Kohët e fundit, pas zgjedhjeve të parakohshme, Serbia është përfshirë nga një valë protestash të opozitës, e cila akuzon qeverinë për parregullsi masive dhe manipulime në procesin e 17 dhjetorit.
Në artikullin redaksional të ‘Washington Post-it” thuhet se zoti Vuçiç dhe Kryeministrja Ana Brnabiq “akuzuan perëndimin për protestat” dhe i quajtën ato “një përpjekje për të rrëzuar qeverinë” .
“Duke nxitur pakënaqësi kundër Perëndimit e duke u rreshtuar me Moskën, zoti Vuçiç fiton pikë para grupeve nacionaliste, ndërsa kundërshtarët e tij demokratë, i etiketon si shërbëtorë të interesave të huaja”, vazhdon më tej editoriali.
‘Washingtoni Post’ thotë se zoti Vuçiç në takimet private i siguron vazhdimisht zyrtarët perëndimorë se ai “po bën përpjekjet më të mira të mundshme që kombi i tij ‘i pabindur’ të jetë pjesë e Bashkimin Evropian dhe se ai është partneri i tyre, i vetëm dhe i besueshëm”.
Sipas ‘Washington Post-it’ administrata Biden e bazoi politikën e saj paqtuese, tek garancitë që zoti Vuçiç u ka dhënë privatisht.
“Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, Shtetet e Bashkuara kanë shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi”, thekson artikulli./ VOA
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Trump për DeepSeek: Alarm për industrinë tonë, duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar
28 Janar, 17:17
-
Deklaratat e Trump për Groenlandën/ Kancelari Olaf Scholz i kundërvihet presidentit të SHBA: Kufijtë s’ndryshohen me forcë
28 Janar, 16:48
-
BE-ja bën thirrje për dialog dhe mbështet të drejtën për protesta paqësore në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç
28 Janar, 16:37
-
Google Maps do të riemërtojë Gjirin e Meksikës në Gjiri i Amerikës për përdoruesit në SHBA
28 Janar, 15:43
-
Futi në kurth arsimin, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg i riu që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si 'mbesa' e kryeministrit Rama
28 Janar, 13:52
-
Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç në Serbi, gazetari për Report Tv: Janë protestat më të mëdha nga studentët që arritën të rrëzojnë një qeveri
28 Janar, 12:17
-
S'ndalen protestat në Serbi, plagoset një studente, kryeministri jep dorëheqjen: Vendimi im është i parevokueshëm
28 Janar, 11:20
-
NBA/ Lakers katër fitore radhazi, Cleveland prin Perëndimin! Zhgënjen Boston
28 Janar, 11:06