Biden me Jahjagën: Të nisë dialogu
mes partive politike në Kosovë

Biden me Jahjagën: Të nisë dialogu<br />mes partive politike në Kosovë
Zëvendëspresidenti Amerikan, Biden ka pritur në një takim Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga të cilës i ka kërkuar që mes palëve politike në Kosovë të nisë sa më parë dialogun paqësor dhe të punojnë brenda Kuvendit të Kosovës për të zgjidhur në mënyrë demokratike dhe për të shtyrë përpara reformat për adresimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës.

Sipas mediave kosovare, Joe Biden ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë, dhe ka inkurajuar qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj të vazhdueshme për të shtyrë përpara procesin e normalizimit.

Biden ka falënderuar Jahjagën për përpjekjet e saj për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe për udhëheqjen e saj në forcimin e demokracisë së Kosovës, dhe ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike, që është plotësisht e integruar në komunitetin ndërkombëtar.
 
Takimi i Biden me Jahjagën është bërë gjatë një vizite që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor