Biden vizitë në Poloni për përvjetorin e luftës në Ukrainë

Biden vizitë  në Poloni për përvjetorin e luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të jetë në një vizitë zyrtare në Poloni nga data 20 deri më 22 shkurt, afër përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda për të diskutuar përpjekjet kolektive për të ndihmuar Ukrainën dhe për të forcuar aleancën e NATO-s, parashikoi Jean. Biden do të takohet edhe me krerët e B9, "Bukureshti Nëntë”, duke përfshirë Estoninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke, dhe një grup partnerësh lindorë të NATO-s. Udhëtimi përkon me përvjetorin e parë të pushtimit brutal dhe të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. 

Nuk është ende e qartë nëse Presidenti Biden mund të tentojë të bëjë një vizitë në Ukrainë siç kanë bërë shumë udhëheqës të tjerë perëndimorë dhe anëtarë të Kongresit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se administrata amerikane “do të vazhdojë të mbështesë popullin e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”


Lajmi kryesor:

Lufta/ Raketat ruse kalojnë në hapësirën ajrore moldave dhe rumune! Dorëhiqet kryeministrja në Moldavi


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje