SHBA: Moska dëshiron të sjellë luftën në Transnistria! Bjellorusia vendos trupa në kufi me Ukrainën! Macron-presidentit kinez: Armëpushimi është urgjent

Odesa është goditur nga sulmet me raketa. Një person u vra dhe pesë u plagosën kur një qendër tregtare dhe një depo u goditën, thonë forcat e armatosura të Ukrainës

Forcat ruse të mbështetura nga tanket po kryejnë "operacione stuhie" në uzinën e Mariupolit në Azovstal, sipas ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës.

Ushtria ruse vijon agresionin e saj ushtarak mbi Ukrainën. Odesa është goditur sërish me raketa, ku një person mbeti i vdekur dhe 5 të tjerë u plagosën në një qendër tregtare. Sulmet ndodhën, gjatë vizitës në qytet të Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel. 

Gjatë natës, një raketë ruse shkatërroi Manastirin e Shën Gjergjit në Svyatogorsk, në Ukrainën lindore, i cili datonte që nga viti 1526 ku edhe ishin strehuar shumë refugjatë. 

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj që synon të përmirësojë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën dhe aleatët e tjerë të Evropës Lindore. Masa evokon Aktin e Huadhënies së Luftës së Dytë Botërore, i cili i lejoi SHBA-së të përshpejtonte 50 miliardë dollarë ndihmë për aleatët që luftonin Gjermaninë naziste.

Më shumë se një mijë luftëtarë ukrainas, duke përfshirë qindra të plagosur, janë ende në fabrikën e çelikut në Mariupol. Lajmi u bë i ditur nga Këshilltari i Kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko, i cili tha se përveç ushtrisë në fabrikë kanë mbetur dhe 100 civilë.

Raportohet se dhjetëra kufoma ushtarësh rusë u braktisën në fushën e betejës dhe në shtëpitë e fshatrave pas tërheqjes së forcave ruse, të çliruara nga ushtarët ukrainas në rajonin e Kharkiv.
Ky lajm u bë i ditur nga Kreu i Administratës Ushtarake rajonale Oleg Sinegubov.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Kryeministri Italian Mario Draghi vizitë në Shtëpinë e Bardhë, Biden: Je një mik dhe aleat i madh për ne, Draghi: Jemi të bashkuar në dënimin e luftës në Ukrainë
1652214940_Capture.JPGKryeministri italian Mario Draghi me presidentin amerikan Joe Biden në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Kryeministri italian Mario Draghi ka vizituar Shtëpinë e Bardhë ku është pritur nga presidenti Joe Biden në një takim “kokë më kokë” në zyrën ovale ku çështja më e rëndësishme mësohet të ketë qënë situata në Ukrainë dhe bashkëpunimi i mëtejshëm për ti bërë ballë agresionit rus dhe për të ndihmuar Ukrainën.

“Ne jemi të bashkuar në dënimin e pushtimit të Ukrainës, të bashkuar në sanksione dhe do të ndihmojmë Kievin siç na kërkoi Presidenti Zelensky. Në Itali dhe në Evropë njerëzit duan t'u jepet fund këtyre masakrave, kësaj dhune. Njerëzit mendojnë se çfarë mund të bëjmë për të sjellë paqen. Me pak fjalë, ne duhet të përdorim çdo kanal për paqen, për një armëpushim dhe fillimin e negociatave të besueshme", është shprehur Draghi.

Duke saktësuar se “lidhjet mes Italisë dhe SHBA-së kanë qenë gjithmonë shumë të forta dhe kjo luftë i ka bërë edhe më të forta”, Biden falënderoi Draghi për mbështetjen e madhe që ka dhënë për të bashkuar NATO-n dhe Bashkimin Europian.

"Ti ke qenë një mik i mirë dhe një aleat i madh dhe unë ju falenderoj për përpjekjet për të bashkuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, tha Biden.

Ora 20:19
Kryetari i Bashkisë së Mariupolit: Janë mbledhur mbi 800 raporte për krime lufte

1652206937_Capture.JPG

Kryetari i Bashkisë së Mariupolit u shpreh se janë mbledhur mbi 800 raporte për krime lufte nga banorët që kanë arritur të largohen nga qyteti i rrethuar.

Vadym Boichenko u shpreh se të gjitha informacionet në lidhje me krimet e supozuara të luftës i janë përcjellë zyrës së prokurorit të rajonit.

“Janë mbledhur mbi 800 raporte për krime lufte nga banorët që kanë arritur të largohen nga qyteti i rrethuar. Banorët dhanë dëshmi për sulmet kryesore në qytet, duke përfshirë maternitetin e Mariupolit të shkatërruar nga avioni armik dhe Teatrin e Dramës, ku vdiqën shumë gra dhe fëmijë. Ka shumë shembuj të krimeve të luftës nga ushtria pushtuese ruse të udhëhequr nga krimineli i tyre kryesor, Putin”, tha kryebashkiaku i Mariupolit.

Kujtojmë se Mariupoli është një nga qytetet më të sulmuara të Ukrainës i cili që prej fillimit të luftës është përballur me agresionin e tmerrshëm rus ku shumë civilë kanë humbur jetën e që tashmë qyteti e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm nën gërmadhat që lënë pas bombardimet. 

 

Ora 20:00
Pas bllokimit të eksporteve, Zelensky: Shumë vende në botë po vuajnë mungesën e ushqimeve

1651988377_a8b22955d8fd481d85d503c9ea5d88d4.jpeg

 

Masa urgjente për zhbllokimin e porteve, në mënyrë që t’i jepet fund bllokadës ruse ndaj eksporteve të grurit ukrainas. Kjo ishte thirrja e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenensky, pas takimi me kreun e Këshillit Europian Charles Mishel, i cili vizitoi Odesën, një port i madh në Detin e Zi për eksportin e prodhimeve bujqësore.

Zelensky tha se kishin diskutuar për ndërmarrjen e hapave urgjent për të parandaluar një krizë globale ushqimore, të shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë.

“Për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Odesa nuk ka lëvizje të zakonshme të mallrave, apo punës në port. Pa eksportet tona bujqësore, dhjetëra vende në pjesë të ndryshme të botës po vuajnë mungesa ushqimore. Me kalimin e kohës situata mund të bëhet e tmerrshme. Është pasojë direkte e agresionit rus që mund të tejkalohet vetëm duke vepruar së bashku, duke shtuar presionin ndaj Rusisë dhe duke e detyruar të ndalë këtë luftë të turpshme”, u shpreh Zelensky.

Para luftës, Ukraina eksportonte 4.5 milion tonë prodhime bujqësore në muaj përmes porteve të saj, ndër të cilat 12 për qind të grurit botërore, 15 për qind të misrit dhe 50 për qind të vajit të lulediellit.

Por lufta ruse e ka reduktuar drastikisht kapacitetin eksportues; infrastruktura ukrainase është shkatërruar dhe porti kryesor i Odesës mbetet i bllokuar.

Ora 18:42
Gjenden trupat e 44 civilëve në gërmadhat e një ndërtese të shembur në Ukrainë

1652200991_Capture.JPG

Trupat e 44 civilëve janë gjetur në gërmadhat e një ndërtese të shembur në qytetin Izyum të Ukrainës. Ndërkohë, sipas raportimeve beteja për marrjen e kontrollit të zonës vijon.

Ndërtesa pesëkatëshe u shemb në mars ndërsa banorët ishin fshehur në bodrume për t’u mbrojtur nga raketat serbe. Por, pas ngjarjes ekipe shpëtimi nuk patën mundësi të shkonin për të kërkuar të mbijetuar.

Tashmë gjasat janë që bilanci i viktima të rritet ende më tej, pasi një tjetër ndërtesë në të njëjtën rrugë u godit nga raketat e rusëve.

Ora 18:36
Bjellorusia vendosi trupa në kufi, Ukraina ndalon lëvizjen e civilëve

Menjëherë pasi Bjellorusia vendosi forcat speciale në kufi me Ukrainë, kjo e fundit ka bërë lëvizjen e saj. Ukraina ka vendosur kufizime në kufirin me Bjellorusinë, në rajonin Chernihiv, ku çdo lëvizje e civilëve brenda 1 km nga kufiri është e ndaluar.

Në pjesën tjetër të territorit (brenda 20 km) lëvizja dhe puna jashtë qendrave të banuara janë të ndaluara nga ora 21:00 deri në 6.

Ora 18:32
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zëvendëson Rusinë, Republika Çeke bëhet pjesë e Këshillit për të Drejtat e Njeriut

1652200359_Capture.JPG

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u mblodh të martën për të zgjedhur Republikën Çeke për të zëvendësuar Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, me 157 vota pro dhe 23 abstenime.

Moska u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për akuzat për shkelje të tmerrshme të të drejtave nga ushtarët e saj në Ukrainë. Republika Çeke ishte kandidati i vetëm për vendin në organin prej 47 anëtarësh.

Më 7 prill, OKB-ja votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenim.

Në draftin e rezolutës së 7 prillit, OKB-ja tha se Asambleja e Përgjithshme do të “pezullonte të drejtat e anëtarësimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të një anëtari të Këshillit që kryen shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.

Ora 18:31
Inteligjenca amerikane: Putin nuk do të ndalet në Donbas, do të jetë një konflikt i gjatë

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Mbrojtjes të Senatit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines argumenton se "forcat e Vladimir Putin nuk kanë ndërmend të ndalen në Donbass, por do ta sjellin luftën në Transnistri".

“Presidenti rus po përgatitet për një konflikt të gjatë”, shtoi ai.

Ora 18:02
Rusia bojkoton seancën e posaçme të Këshillit të OKB-së, Ministria e Jashtme: Shfaqja e radhës politike anti-ruse

1652198593_Capture.JPG

Ministria e Jashtme ruse, ka deklaruar se Moska nuk do të marrë pjesë në seancën e posaçme të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut të së enjtes për Ukrainën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se delegacioni rus nuk do të legjitimojë me praninë e tij këtë shfaqje të re politike të organizuar nën maskën e një sesioni të jashtëzakonshëm.

Këshilli njoftoi të hënën se do të mbajë një seancë të posaçme me kërkesë të Kievit për të shqyrtuar gjendjen e përkeqësuar të të drejtave të njeriut në Ukrainë që rrjedh nga agresioni rus.

Ajo tha se argumentet dhe shpjegimet e Rusisë mbi objektivat e vërteta të këtij operacioni special ushtarak dhe situatën reale në terren janë injoruar plotësisht.

“Është e qartë se ata nuk do të dëgjohen as këtë herë gjatë masës së re anti-ruse të Perëndimit,” tha ajo.

Ora 17:26
Lufta në Ukrainë, 33 miliard $ ndihmë ushtarake dhe humanitare shtesë nga SHBA, Biden: Mizoritë në të cilat janë angazhuar rusët janë të papranueshme
1652196461_Capture.JPGPresidenti Biden duke firmosur ligjin e ri për ndihma ushtarake për Ukrainën

Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë sot për një projektligj që do të autorizonte dhënien e të paktën 33 miliardë dollarëve në ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Përpara votimit, Presidenti Joe Biden tha se administrata e tij ka ezauruar pothuajse të gjithë autoritetin për të dërguar armë dhe paisje të tjera ushtarake nga rezervat e Pentagonit. 

Presidenti Biden nënshkroi dje një ligj të veçantë që i jep atij autoritet të mëtejshëm për të përshpejtuar dërgimin e furnizimeve dhe paisjeve ushtarake drejt Ukrainës, sipas shembullit të një programi që u vu në përdorim gjatë Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar vendet që luftonin Gjermaninë naziste, të njohur si “hua-qera”. Dallimi është se këtë radhë agresori është Rusia.

“Mizoritë në të cilat janë angazhuar rusët janë të papranueshme. Dhe kostoja e luftës nuk është e paktë, por dorëzimi përballë agresionit mbart kosto edhe më të larta”, tha Presidenti Biden.

Ligji “hua-qera”, i miratuar nga Kongresi në mars 1941, i dha Presidentit Roosevelt pothuajse autoritet të pakufizuar për të dërguar ndihma materiale si municione, tanke, aeroplanë, kamionë dhe ushqim për përpjekjet e luftës në Evropë, pa ndryshuar pozicionin zyrtar të vendit për neutralitet.

Ligji autorizoi dhënien e ndihmës materiale për vendet që mbronin Shtetet e Bashkuara. Nuk kishte kufizime për armët e huazuara, fondet apo përdorimin e porteve amerikane. Ai i lejoi presidentit të transferonte materiale në Britani pa pagesë, siç parashikohej nga Ligji i Neutralitetit.

Projektligji i ri për ta ndihmuar Ukrainën nëpërmjet dhënies në përdorim të paisjeve ushtarake, i jep Presidentit Biden autoritetin për të arritur me shpejtësi marrëveshje me Ukrainën dhe vende të tjera evropiane për këto furnizime ushtarake, duke anashkaluar disa prej procedurave të rënda burokratike të Uashingtonit.

Si një shembull i rrallë në Uashington, projektligji u kalua nga ligjvënësit me vota të shumta muajin e kaluar, duke demonstruar kështu mbështetjen për qeverinë e Kievit që lufton me forcat ruse.

Në Ditën e Fitores, kur rusët kujtuan fitoren ndaj luftës brutale të Adolf Hitlerit, Presidenti Putin fajësoi në fjalimin e tij Ukrainën dhe Perëndimin për atë që e quajti “një kërcënim i papranueshëm”.

Por, Presidenti ukrainas Zelenskyy u zotua se forcat ukrainase do të luftojnë ashtu si stërgjyshërit e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve ukrainas dhe denoncoi përsëritjen e krimeve të tmerrshme të regjimit të Hitlerit dhe kopjimin e filozofisë naziste.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës deri më tani rreth 4 miliardë dollarë armatime dhe paisje dhe Presidenti Biden i ka kërkuar tashmë Kongresit edhe 33 miliardë dollarë të tjera për të furnizuar me paisje ushtarake Ukrainën deri në muajin shtator.

 

Ora 16:52
Bjellorusia vendos forca speciale në kufirin me Ukrainën: Për sigurinë tonë

Bjellorusia ka vendosur forca speciale në kufijtë e saj me Ukrainën, duke pretenduar se është një mobilizim mbrojtës pas forcimit të forcave të armatosura të Kievit përtej kufirit.

"Një grup deri në 20,000 persona të krijuar nga forcat e armatosura ukrainase kërkon përgjigjen tonë. Forcat operacionale speciale, të dislokuara në tre drejtime taktike, sigurojnë sigurinë e Bjellorusisë," tha shefi i shtabit të Bjellorusisë. 

Ora 16:33
Gjermania do të rihapë ambasadën e saj në Kiev, Baerbock: Vullneti juaj për liri ju bën të fortë

1652193276_Capture.JPG

Gjermania do të fillojë rihapjen e ambasadës së saj në Ukrainë, kështu u shpreh ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë vizitës së saj në Kiev.

“Ambasada do të fillojë të funksionojë me kapacitet të kufizuar”, tha Baerbock gjatë konferencës së përbashkët me homologun ukrainas.

Në fjalën e saj, ministrja e Jashtme u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë viktimë e vetëmashtrimit.

“Ai besonte se vlerat tona evropiane të lirisë dhe humanizmit, na bëjnë të dobët. Ukrainasit kanë vërtetuar se në realitet është e kundërta. Vullneti juaj për liri ju bën të fortë dhe dijeni se po luftoni për humanizmin tuaj kundër një ushtrie që njeh vetëm cinizëm dhe terror. Kjo është arsyeja pse lufta juaj shënon një pikë kthese në mosmarrëveshjen botërore midis demokracisë liberale dhe regjimeve autokratike”, tha Baerbock.

Baerbock u takua gjithashtu dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

Ora 16:21
Ministrja gjermane viziton Ukrainën, ndalon në Bucha: Nuk mund të ketë më krime të tmerrshme lufte! Jemi krah jush

1652192571_Capture.JPG

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka viztuar Kievin gjatë ditës së sotme ku ka parë dhe nga afër krimet ruse në Bucha si dhe vuri theksin tek rivendosja e njerëzve të zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Bucha dhe nuk la pa përmendur ndihmat ushtarake dhe financiare të cilat do të vijojnë .

"Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbështetjen ushtarake, ku Gjermania ka qëndruar pranë jush gjatë kësaj kohe, por tani ka të bëjë edhe me zhvillimin e kushteve në qytete, në komunitete më tej në mënyrë që njerëzit të mund të kthehen. Edhe pse rajoni ku jemi sot fatmirësisht është në gjendje paqësore, dërgesat e armëve nënkuptojnë se nuk mund dhe nuk do të ketë më krime të tmerrshme lufte, të cilat i kam parë sërish sot, në vendin tuaj, veçanërisht në lindje”, tha Baerbock, gjatë konferencës me homologun ukrainas Kuleba.

 

Ora 15:24
Macron telefonon presidentin kinez: Lufta duhet të ndalet urgjentisht

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike sot, gjatë së cilës të dy liderët "ranë dakord për urgjencën e arritjes së një armëpushimi". Macron dhe Xi diskutuan gjithashtu "rrezikun e një krize ushqimore" për shkak të bllokimit të porteve në Ukrainë dhe "përgjigjen e propozuar nga Franca me nismën e fermës.

Ora 14:54
Dhjetëra kufoma të ushtarëve rus të braktisura në rrugë! Ukraina: Nuk i marrin

Raportohet se dhjetëra kufoma ushtarësh rusë u braktisën në fushën e betejës dhe në shtëpitë e fshatrave pas tërheqjes së forcave ruse, të çliruara nga ushtarët ukrainas në rajonin e Kharkiv.
Ky lajm u bë i ditur nga Kreu i Administratës Ushtarake rajonale Oleg Sinegubov, raportuar nga “Ukrinform”

“Trupat e tyre i gjejmë rrugëve, nëpër shtëpi, as nuk i kanë varrosur, i kanë lënë në deponi. Kur tërhiqen nuk i marrin trupat e ushtarëve të tyre. Kjo dëshmon edhe një herë për etikën, parimet dhe parimet e tyre dhe rregullat e luftës”, tha Sinegubov. 

Ora 13:12
Ende 100 civilë të mbetur në fabrikën e çelikut në Mariupol

Më shumë se një mijë luftëtarë ukrainas, duke përfshirë qindra të plagosur, janë ende në fabrikën e çelikut në Mariupol. Lajmi u bë i ditur nga Këshilltari i Kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko, i cili tha se përveç ushtrisë në fabrikë kanë mbetur dhe 100 civilë.

Prej javësh, fabrika e çelikut është bërë bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol, një qytet në jug të Ukrainës, i cili që nga fillimi i konfliktit ka qenë një nga objektivat kryesore të ushtrisë ruse. Pavarësisht rrethimit të ashpër të cilit i është nënshtruar dhe bombardimeve të vazhdueshme, Mariupol reziston.

Ora 13:11
OKB denoncon: Numri i civilëve të vrarë është më i lartë se ai i raportuar

Raportohet se numri i civilëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës është më i lartë se sa është raportuar, sipas shefes së misionit të OKB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut në vend Matilda Bogner. Lajmi u bë i ditur nga The Guardian.  

Numri zyrtar i viktimave civile në Ukrainë është 3,381 si dhe 3,680 janë të  plagosur.

“Ne kemi punuar me vlerësimet, por gjithçka që mund të them për momentin është se janë mijëra të vdekur më shumë se numrat që ju kemi dhënë aktualisht,” tha Bogner.

Ora 12:47
IAEA në alarm: Ka rrezik për aksidente në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia

“Në termocentralin bërthamor ukrainas të Zaporizhzhisë ka një situatë shumë të veçantë, me bashkë-prezencën e operatorëve ukrainas, të cilët menaxhojnë centralin (më i madhi në Evropë me 6 reaktorë), të cilët janë nën autoritetin ushtarak të fuqisë okupuese. Përveç kësaj ka disa ekspertë rusë që janë atje. Kjo është ajo që më shqetëson, sepse mund të ketë potencial për mosmarrëveshje, për situata të paqarta, të cilat mund të çojnë në aksidente", kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) Rafael Mariano Grossi, gjatë një seance dëgjimore mëngjesin e sotëm para Nën-komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian, në Bruksel.

Ora 11:52
Kreu i OBSH-së: Në Ukrainë janë goditur 200 objekte shëndetësore, por ende ka qëndrueshmëri

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka verifikuar 200 sulme në objektet shëndetësore në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus duke i kërkuar Rusisë të ndalojë luftën.

Ai u shpreh se ishte thellësisht i prekur nga ajo që pa dhe dëgjoi në Ukrainë.

"Ka një ilaç që OBSH nuk mund ta sigurojë dhe që Ukraina ka nevojë më shumë se çdo tjetër, dhe kjo është paqja. Mesazhi im për të gjithë popullin ukrainas është se OBSH është me ju. Ne vazhdojmë t'i kërkojmë Federatës Ruse të ndalojë këtë luftë". 

Ghebreyesus tha gjithashtu se pavarësisht shkatërrimin në Ukrainë, ekziston një elasticitet i jashtëzakonshëm. 

Ora 10:02
Gjenden nën rrënoja trupat e 44 civilëve të vrarë në qytetin Izyum

Trupat e 44 civilëve janë gjetur në rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në Izyum e cila u shkatërrua nga forcat ruse në mars, sipas raportimit të BBC-së, bazuar në deklaratat e një zyrtari ukrainas

"Trupat e 44 civilëve u gjetën në Izyum të pushtuar përkohësisht nga nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe, e cila u shkatërrua nga pushtuesit në dekadën e parë të marsit. Ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte i ushtrisë ruse kundër popullatës civile”, tha Oleg Sinegubov, Kreu i Administratës Ushtarake rajonale të Kharkiv.

Ora 08:27
Udhëheqësi i Koresë së Veriut uron Putinin për Ditën e Fitores

Koreja e Veriut ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i dërgoi një mesazh urimi Presidentit Vladimir Putin për festën e Ditës së Fitores së Rusisë, duke shprehur "solidaritetin e vendosur" të vendit të tij me Moskën, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve koreano-veriore KCNA.

"Shtri solidaritet të fortë për kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin nga forcat armiqësore", thuhej në letrën e Kimn Jong-un, dërguar Putinit më 9 maj.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu shprehte besimin se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë midis dy vendeve do të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme.

Koreja e Veriut ka theksuar kohët e fundit lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Në shkurt, ajo fajësoi për konfliktin në Ukrainë "politikën hegjemoniste" të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

Ora 08:09
Japonia: Sanksione të reja kundër Rusisë

Japonia ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë duke zgjeruar listën e personave, pasuritë e të cilëve do të ngrihen dhe me ndalimin e eksporteve të produkteve drejt grupeve ruse edhe në fushën e kërkimit shkencor.

Vendimmarrja e Japonisë vjen pas takimit të G7, ku do të vendosen modalitete dhe koha për embargon ruse të naftës, për të cilën krerët e saj kanë rënë dakord.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Industrisë së Japonisë, Koichi Hagiuda.

Ora 07:53
Shtatë raketa goditën Odesën gjatë natës, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Gjatë natës në Odesa pati një seri sulmesh me raketa si pasojë e të cilave një person ka vdekur dhe 5 janë plagosur.

Raportohet se ushtria ruse lëshoi 7 raketa të modelit të vjetër, raportuar nga Komanda Operative Jugore e Ukrainës, cituar nga “Ukrainska Pravda”,të cilat shkaktuan një sërë zjarresh, duke përfshirë një në një qendër tregtare.

Aktualisht të gjitha zjarret janë shuar.

Ora 07:50
Lituania: Mënyra e vetme për të mbrojtur Perëndimin është largimi i Putin nga pushteti

Mënyra e vetme për të mbrojtur Perëndimin dhe aleatët e tij nga kërcënimet e Moskës është largimi i regjimit të Putinit nga pushteti. Kështu deklaroi publikisht Gabrielius Landsbergis, Ministër i Jashtëm i Lituanisë.

‘Një Putin i "plagosur" nga dështimet e dukshme në Ukrainë’ tha ai për Associated Press, ‘mund të jetë edhe më i rrezikshëm’. ‘Nga këndvështrimi ynë, për sa kohë që regjimi aktual është në pushtet, vendet në kufi me Rusinë do të jenë, në disa mënyrë, në rrezik. Çështja nuk është vetëm Putini, por i gjithë sistemi i tij i pushtetit’.

Lituania është një nga tre vendet baltike - kundër të cilave presioni nga Moska ka qenë gjithmonë veçanërisht i lartë. Landsbergis tha se Lituania, ashtu si Estonia dhe Letonia, do t'i kërkojë NATO-s të sigurojë më shumë mbrojtje detare dhe tokësore dhe të vendosë trupa në një mënyrë të qëndrueshme në territorin e vendeve të tyre.

Ora 07:44
Biden nënshkruan ligjin e përdorur kundër Hitlerit për të dërguar armë në Kiev

1651652141_1vda8k4joebidenreuters625x30023February22.jpg

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj që synon të përmirësojë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën dhe aleatët e tjerë të Evropës Lindore.

Akti i huadhënies për mbrojtjen e demokracisë së Ukrainës i vitit 2022 do të lehtësojë kërkesat për huadhënien ose dhënien me qira të armëve dhe materialeve të tjera amerikane.

Masa evokon Aktin e Huadhënies së Luftës së Dytë Botërore, i cili i lejoi SHBA-së të përshpejtonte 50 miliardë dollarë ndihmë për aleatët që luftonin Gjermaninë naziste.

Duke folur të hënën, Biden tha: "Kostoja e luftës nuk është e lirë. Por t'i nënshtrohesh agresionit është edhe më e kushtueshme."

Të premten, administrata Biden njoftoi një paketë ushtarake prej 150 milionë dollarësh për Ukrainën, duke e çuar angazhimin total të SHBA në 3.8 miliardë dollarë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biden: 10/05/2022 10:32

    Ti gezoni borxhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin