Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden gjatë ditës së sotme do fokusohet në formimin e ekipit të tij kryesor për në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Donald Trump vazhdon me luftën e tij gjithnjë e më të ashpër ligjore për të “ndryshuar” humbjen në zgjedhjet e SHBA.
Disa persona nga stafi i lartë i ekipit të Biden kanë diskutuar rolet e tyre në tranzicion dhe administratën e re që pritet të marrë pushtetin në 20 janar – dhe disa nga ato role mund të shpallen jo më larg se të martën.
Përfaqësuesi i SHBA Cedric Richmond, i cili ishte bashkë-kryetar kombëtar i fushatës së Biden dhe ish-kryetar i Grupit të Zi të Kongresit, pritet të bashkohet me administratën, ashtu si Steve Ricchetti, i cili ka qenë prej kohësh këshilltar i ngushtë i Biden, thekson Reuters.
Jen O’Malley Dillon, pritet të emërohet një zv / shefe e stafit, raportuan mediat.
Presidenti Trump, i cili nuk ka pranuar zgjedhjet e 3 nëntorit, e ka bllokuar atë që të marrë informime të klasifikuara të inteligjencës, duke krijuar kështu një precendent negativ në historinë e SHBA.
Ndërkohë që në Georgia në rinumërimet e kërkuara janë shfaqur parregullsitë e para, pasi kanë rezultuar më shumë se 2600 vota të pa numëruara, pa bërë akoma të ditur se si ka ndodhur një gjë e tillë.
Komente









