Ardit Rada: Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Ardit Rada: Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare. Emra të opozitës së rithemeluar me në krye Gazment Bardhin kanë bërë atë që as vetë Kyriakos Mitsotakis nuk e artikuloi, edhe pse vizitën e Edi Ramës s’do ta dëshironte.

Në mënyrë pësore, Bardhi me shokë kanë akuzuar shqiptarët e Greqisë se shkuan në takim për koncertin, duke ua ulur dinjitetin përdhe. Sikur të mos mjaftonte kaq, disa “analistë të pavarur” krejt “rastësisht” mendojnë njësoj si Rithemelimi, se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për të qenë krenarë sot.

Ky nuk është një shkrim për të bërë një pasqyrë sesi ngjan një  qeveri shqiptare me dhe pa Ilir Metën pjesë të saj. Apo sesi ngjan me fytyrat e ministrave të Sali Berishës. Në fakt duhet ta shohësh Shqipërinë me sytë e tyre që të jesh 100% krenar për këtë vend. T’ia kesh marrë të gjitha deri në qindarkën e fundit dhe me grykësinë e pashoqe të kërkosh rikthimin në pushtet për herë të disatë që t’i bluash dhe kockën pasi i ke ngrënë mishin. Por përtej kësaj, po aq shqetësues është cinizmi i opozitës me apo pa vulë.

Edhe pse në sallën e Athinës s’kishte asnjë flamur të Partisë Socialiste, këta kërkojnë t’i futen një gare pa kokë me deklarata idiote. Fabula është e thjeshtë: Tani është radha e Saliut dhe Ilir të shkojnë në Athinë e të tregojnë forcën, meqenëse këta ishin shqiptarë të gënjyer nga Noizy. Madje mund t’i kërkojnë Mitsotakisit t’ua mbushë sallën meqenëse kanë atë marrëdhënien treshe me Belerin.

Por sot, këta të varurit dhe të pavarurit kanë hedhur edhe akuza pse Edi Rama nuk foli për votën e emigrantëve. E gjitha kjo sikur të ishin qorrë e s’e shohin se Edi Rama mblodhi 10 mijë shqiptarë të Greqisë vetëm në një qytet të vendit fqinj. Dhe kjo vjen nga ata që në Komisionin e Reformës Zgjedhore kërkojnë veç pazare se kujt i përket vula e komisionerit derisa e dështuan.

Sot, opozita duhet të thotë shyqyr që s’votojnë emigrantët. Se përndryshe veç me votat e Greqisë, do ta kishin Edi Ramën edhe pesë mandate të tjerë në pushtet. Po këta edhe matematikën e dinë opinion./ JavaNews

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Për Gimin: 13/05/2024 00:54

    Vetëm titullin kam lexuar por di të them dhe të të argumentoj pa propagandë se popull më injorant se greku nuk ka në rruzillin tokësor dhe kjo pasqyrohet mjaft mirë nga shkrimi yt, emigrantët tanë, opozita dhe normalisht krymenistri që faljen e cila duhej të ishte dorëheqje e kërkoi në atë vend të mallkuar. Shqipëtarët o sot o kurr duhet të ngrihen dhe të përcjellin në botën tjetër këtë klasë të kalbur politike duke e nisur nga spiunat më të poshtër(sala&iliri,etj..) pas kryespiunit(enver)që i trajnoi. Vdekje tradhëtarëve të njerëzimit se Shqipëria kurr nuk ua dha besën këtyre mbetjeve far keqe pa pik morali e identiteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Kuvendit mori djalin e tij në avionin qeveritar për ndeshjen kundër Spanjës, plas skandali politik në Kroaci

Kreu i Kuvendit mori djalin e tij në avionin qeveritar për ndeshjen kundër Spanjës, plas skandali politik në Kroaci