Biden nis sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e nëntorit

Biden nis sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e nëntorit

Joe Biden

Joe Biden do të nisë fushatën e tij presidenciale 2024 me një fjalim sot që do të fokusohet në rrezikun për demokracinë që përfaqëson Donald Trump, tre vjet pasi mbështetësit e ish-presidentit sulmuan Kongresin.

Demokrati 81-vjeçar do ta portretizojë rivalin e tij republikan si një kërcënim për kombin gjatë një fjalimi pranë Valley Forge, Pennsylvania, një vend historik për pavarësinë e SHBA-së, raporton Reuters.

Përpjekjet për të nxitur fushatën e Biden, i cili e paraqet veten si një mbrojtës i demokracisë, do të vazhdojnë të hënën kur presidenti amerikan do të vizitojë një kishë në Karolinën e Jugut, ku një supremacist i bardhë vrau nëntë afro-amerikanë në 2015.

Presidenti nuk ka arritur të bindë votuesit se ekonomia amerikane po përmirësohet, pavarësisht treguesve pozitivë.

Çështje të tjera të mprehta për demokratin janë emigracioni dhe bllokimi i kufirit jugor të SHBA-së, mbështetja për luftën e Izraelit kundër Hamasit që po përçan partinë dhe fakti që Kongresi vazhdon të bllokojë miratimin e ndihmës së re ushtarake për Ukrainën.

 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Aksident te mbikalimi i Shkozës, furgoni përmbyset në mes të rrugës

VIDEOLAJM/ Aksident te mbikalimi i Shkozës, furgoni përmbyset në mes të rrugës