'Shpreha zemërimin tim për Putin', Biden: Nuk kemi politikë themelore për ndryshimin e pushtetit në Rusi

'Shpreha zemërimin tim për Putin', Biden: Nuk kemi politikë themelore për ndryshimin e pushtetit në Rusi

1648497504_1648322804joebiden.jpg

President i  SHBA-ve Joe Biden tha se ai nuk do të tërheq komentin e tij për Vladimir Putin, gjithashtu tha se ai nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.

"Unë tërhiqem nga asgjë që kam thënë," tha presidenti Biden këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar faktin se nuk po shprehej për një ndryshim të regjimit të Rusi, por po shprehte një opinion bazuar në emocionet e tij të asaj dite.

'Po shprehja zemërimin moral, që ndjeva ndaj mënyrës se si po sillet Putini dhe veprimeve të këtij njeriu, unë doja tu vija në mbështetje këtyre familjeve,' tha ai, duke iu referuar refugjatëve ukrainas në Varshavë.

'Unë thjesht po shpreha zemërimin tim - ai nuk duhet të qendrojë në pushtet, ashtu si, e dini, njerëzit e këqij nuk duhet t'i lejojmë të vazhdojnë të bëjnë gjëra të këqija.'- tha Biden.

'Por kjo nuk do të thotë se ne kemi një politikë themelore për të bërë diçka për të rrëzuar Putinin në çfarëdo mënyre.'- tha ai.

Presidenti amerikan gjithashtu hodhi poshtë diskutimet se komentet e tij mund të përshkallëzojnë konfliktin në Ukrainë, duke u thënë gazetarëve: "Jo, nuk i përshkallëzojnë ". Ai gjithashtu tha për NATO-n se nuk ka qënë kurrë aq e fortë sa është sot.


Lajmi kryesor:

Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij