Për 21 ditë me radhë, qytetarët u mblodhën në protestë kundër qeverisë aktuale. Kjo e sotmja u cilësua si protestë mbarëkombëtare pasi shqiptarë nga diaspora iu bashkuan tubimit qytetar.
“T’i respektojmë se kanë bërë mijëra km për të ardh këtu”, tha një qytetar.
“Rinasi, për ne është muzeu i dhimbjes. Mirëserdhët në shtëpi mërgatë, qëndrofshi gjatë! Në fytyrat tuaja unë shoh fytyrën e tim vëllai, njerëzve të mi që janë larguar”, tha një tjetër protestuese.
“Jemi të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë ditën e sotme. Diaspora e Milanos ecën krah për krah me protestuesit e Tiranës. Ne kemi mbështetjen e eurodeputetëve të PE. Ata po na ndjekin hap pas hapi dhe kanë shprehur gatishmëri për të qenë pranë nesh”, tha një qytetare.
Report Tv mëson se nga pika kufitare e Muriqanit u futën 30 makina me targa të huaja për të marrë pjesë në protestë. Ato parakaluan nëpër rrugët e Tiranës para protestës.
“Sot na ka thënë se po vijmë me makina luksoze. Po ju hajdut i kombit. Ikën me gomone dhe vijmë me makina të shtrenjta se i kemi me duar me kallo.”
Surpriza e kësaj proteste, ishte pjesëmarrja e deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila vetëm 6 ditë më parë, njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS.
E pyetur nga Report Tv se çfarë mund të thotë për këtë protestë dhe për pjesëmarrjen e saj, Koçeku u përgjigj shkurt duke thënë se “Vëmendjen duhet ta marrë protesta dhe jo ajo”.
Kërkesat e qytetarëve ishin po të njëjtat, dorëheqje kryeministrit Edi Rama deri nesër. Po ashtu ishin dhe thirrjet, ku përveç Ramës, kërkohet dhe largimi i Sali Berishës nga skena politike. Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin rreth Kryeministrisë dhe Piramidës.

Në ditën e 21-të të protestës, një pjesë e protestuesve kanë zgjedhur të qëndrojnë të ulur para Kryeministrisë.
Ndërkohë të tjerë duket se e kanë mbyllur protestën e tyre dhe kanë zgjedhur që pas kësaj kapelet kuqezi dhe me simbolin e shqiponjës t’i hedhin në koshin e plehrave.
Kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka marrë pjesë në protestën që po mbahet sot në kryeqytet.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, ai dëgjohet të thotë ‘Ju erdhi fundi’ së bashku me protestuesit e tjerë.

Një emigrant i ardhur nga Italia shfrytëzoi podiumin e protestës para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e gjithë klasës politike, duke drejtuar kritika si ndaj kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi u bëri thirrje edhe punonjësve të administratës publike që të largohen nga postet e tyre dhe t’i bashkohen protestës.
“Kam 34 vjet që rri në Itali. Edhe Berisha na ka zhgënjyer. Berisha është fajtori kryesor, edhe Edi Rama. Duhet të japin të gjithë dorëheqjen. Sot i bëj thirrje të gjithë administratës dhe të afërmve të tyre të lënë vendet e punës dhe të bashkohen me popullin dhe emigrantët, sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi”, deklaroi ai.

Pas largimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku është parë duke iu bashkuar protestës që është zhvilluar në kryeqytet. Koçeku kishte njoftuar më 14 qershor, përmes një deklarate në rrjetet sociale, se po shkëputej nga shumica parlamentare që e kishte mbështetur në zgjedhje dhe e kishte çuar në Kuvend.
Një ditë pas këtij njoftimi, ajo publikoi në rrjete sociale simbolin e flamingos, i cili është kthyer në një shenjë të njohur të protestave që po zhvillohen prej disa javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ndërkohë, ajo reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Në tribunën më të bukur të demokracisë”.
Thirrjet nga organizatorët ishin që natën protestuesit ta kalojnë në bulevard. Qytetarët janë ulur në rrugë ndërsa në kor thërrasin ‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Rama në burg, Berisha në burg’.
Ish kandidati i PS për deputet në Pukë, në vitin 2017 tha se kishte ardhur nga Gjermania për t’iu bashkuar protestës.
“Vij nga gjermania. Kemi dy ditë rrugë për të ardhur këtu dhe thënë këtij kryeministri se nuk e keni tapi kryeministrinë.
Unë kam qenë mbështetës i tij, iu kërkoj ndjesë pukjanëve që kam dhënë 7 mijë për këtë parti dhe asnjë nga ne nuk është përfaqësues.
Janë halabakë, kriminelë, shushunja, hajdutët më të mëdhenj. Jam zhgënjyer. Poshtë diktatura.”, u shpreh Paulin Luli
Një i ri që kishte ardhur nga Diaspora tha para Kryeministrisë, se në 2012-ën i është vrarë xhaxhai. Sipas tij vrasësi është liruar nga Lefrer Koka.
"Rama tha se projekti do të vijojë, ama ne gardhin ia hoqëm në Rrjoll, sot në Kakome, në Zvërnec po e po. Në 2012-ën në Malin e Robit është vrarë xhaxhai im. Ai ka lënë 10 fëmijë rrugëve. Lefter Koka e ka liruar, vrasësin për tre vite dhe vrasësi gëzon jetë në Amerikë", tha i riu.
Një i ri që kishte ardhur nga Anglia tha se, me këtë protestë shqiptari i ka treguar botës si bëhet revolucioni.
“Jam Kelvin nga Anglia. Shqiptari po i tregon botës si bëhet revolucioni. Jeni shembull për botën. Faleminderit që keni dalë. Po tregoni që shpirti shqiptar nuk ka fund”, tha ai.
Agron Shehaj një qytetar që prej vitesh jetonte në Amerikë tha para kryeministrisë se sistemi do të bjeri kur vota të mos shitet.
“Jam Agron Shehaj, jo ai i ‘Mundësisë’, vij nga Amerika. Jemi këttu për t’i treguar këtyre fedualëvë që mjaft është mjaft. Mos e shisni votën. Ky sistem do të marrë fund kur nuk do të shitet vota”, tha ai.
Pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar protestës në Tiranës. E pyetur nga Report Tv se çfarë mund të thotë për këtë protestë dhe për pjesëmarrjen e saj, Koçeku u përgjigj shkurt duke thënë se “Vëmendjen duhet ta marrë protesta dhe jo ajo”.
Më 14 qershor, përmes rrjeteve sociale, ajo shpalli shkëputjen nga shumica që e çoi në Kuvend. Një ditë më pas, deputetja publikoi simbolin e flamingos, tashmë të lidhur me protestat që prej javësh po zhvillohen në vend.
Një emigrante që kishte ardhur nga Berlini tha se së bashku me Diasporën populli do të dalë me fitore nga sheshi.
“Diaspora ka ardhur si dashi këmborë që futet në oborrin e vet. Vij nga Berlini. Diaspora zemra jonë ne pa ty na gjunjëzojnë. Ne me ty jemi fuqi që mundim perandori. Me fitore do të dalim nga ky shesh dhe së bashku do ta ndërtojmë këtë vend”, tha protestuesja.
Pankartat vijojnë të jenë ‘hit’ në protestën që ka hyrë në ditën e 21. Nëpërmjet meme-ve virale apo duke përdorur AI, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Sali Berishës, figurat që kanë dominuar skenën politike në Shqipëri për shumë vite.
Një emigrante tha në protestën para Kryeministrisë se nga Shqipëria ka ikur në moshë të vogël. Ajo thotë se nuk është larguar me dëshirë.
“Kam ikur e vogël nga Shqipëria, se familja nuk pati zgjedhje tjetër. Nuk kam ikur me dëshirë nga Shqipëria. Ky pushtet na ka hequr dinjitetin. Jemi bërë prindër të prindërve tanë. Jemi detyruar t’i marrim prej dore dhe t’i mësojmë një gjuhë të huaj”, tha Ledina Ago.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ripostuar një foto të bërë publike në rrjete sociale nga gazetari i familjes Berisha, Çim Peka, i cili ka gjeneruar me AI një imazh të disa automjeteve me flamur kuq e zi, duke pretenduar se kanë ardhur nga diaspora për në protestë.
Balla ironizon Berishën dhe partinë e tij teksa shkruan se “kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje, po halli është se keni budallallepsur edhe ato opozitat e reja dhe vitin tjetër do dilni rruar qethur”.
Ndër të tjera, deputeti i PS shkruan se kësaj radhe inteligjenca artificiale ka gabuar se automjetet janë vendosur në krahun e kundër të rrugës.

Faximile e postimit të Çim Pekës
Një i ri që kishe ardhur nga Anglia për protestën tha se populli duhet të qëndrojë bashkë për të rrëzuar qeverinë.
“O ju familje e madhe, më në fund e kam ndjerë vetën në shtëpi. Çfarë po ndodh këtu është një mrekulli. Dua t ju bëj një lutje; mos lejoni njeri t’ju përçajë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, fuqi populli. Do ia dalim ta hedhim poshtë këtë klasë politike”, Lorenci.

Një qytetar i ardhur nga Britania sfidoi kryeministrin Edi Rama nga foltorja duke i kërkuar dorëheqjen deri më 21 qershor.
“Ju rrezatoni shpresë, ndryshim, revolucion. Kam ardhur në Londër. Iu drejtova shqiptarëve: Edi Rama, unë si ti, ne emigruam nga Britania, ti erdhe nga Parisi. Ti e kishe një zgjedhje, unë e kam zgjedhjen. Ti erdhe si model i një njeriu tolerant, që do të sillte ndryshim. Shihe si je transformuar, në një njeri autoritar.
Në të gjitha protestat që kemi bërë në Londër, kemi sjellë një mesazh për dorëheqje. Në 36 vite kemi parë parti që protestojnë për të hequr një regjim e për të sjellë një tjetër. Kjo protestë është protestë qytetare për revolucion, për transformim, për reforma demokratizuese.
Kjo është shpresë për të realizuar proceset demokratike që i lamë në mes në vitin 1996 dhe ju sot po i realizoni në vitin 2026. Kjo është lëvizje qytetare, por kërkon reforma politike.
Nga Britania i kërkojmë Ramës dorëheqjen dhe qeveri teknike që të udhëheqë vendin me procese demokratike për 12 muaj. Qeveria teknike, e cila do të udhëheqë vendin për 12 muaj, duhet të mandatohet që të garantojë ndryshimin e Kodit Elektoral. Ne i kërkojmë lista të hapura që Parlamenti nesër të ketë deputetë me parim dhe moral. Ramën e sfidoj, jepet dorëheqjen deri me 21 qershor dhe lerë atdheut të gdhihet i lirë të hënën më 22 qershor.”, tha qytetari.
Një protestues tha ka ardhur nga Amerika për të mbështetur protestën para kryeministrisë.
“Jam Luli Strazimiri vij nga Amerika, kam 30 vjet. Vij për të mbështetur protestën e rinisë. Rama ka vetëm 24 orë për t’u fshehur si mi halesh. Rroftë rinia”, tha ai.
Një tjetër protestues nga Diaspora e cilësoi si një moment historik protestën që po mbahet.
“Ky është një moment historik, prandaj jemi sot këtu. Kemi dy rrugë: Njëra ku të na mbajnë peng bijtë e qoftëlargut dhe rruga tjetër e lirisë dhe begatisë. Pas tre dekadash demokracia nuk erdhi se brezi para nesh mjaftonte rrëzimi i asaj statuje dhe liria do vinte. Por historia na mëson: Liria nuk dhurohet, as uk trashëgohet, por duhet të luftojmë e ta mbajmë çdo ditë. Që demokracia të vijë këtu duhet edhe drejtësi. Ne nuk na kanë vjedh vetëm pasurinë por na kanë vjedhur edhe jetën. Nuk duhet të lejoni që heshtja të bëhet bashkëpunëtire e fajësisë”, tha protestuesi.

Një qytetare e ardhur nga Italia iu drejtua nga foltorja kryeministrit Edi Rama duke i thënë se sot përpara zyrës së tij janë të gjitha votat e vjedhura nga diaspora. Fjalën e reja e mbylli duke i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen nga qeverisja e Shqipërisë.
“Jemi të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë këtu sonte. Sot jemi këtu për t’ju sjellë një mesazh të qartë, diaspora e Milanos ecën krah për krah e protestuesve të Tiranës. Kemi ngritur zërin në Itali ashtu siç po e ngrini ju sot këtu. Shqipëria është vendi ynë dhe do e mbështesim deri në fund. Ne nuk jemi vetëm, dua ti them Ramës se ne kemi mbështetjen dhe të eurodeputetëve të parlamentit evropian. Ata po na ndjekin hap pas hapi, po na dëgjojnë zërin, po lexojnë një për një pankartat. Kanë shprehur gatishmëri për të qenë pranë nesh deri në fund. Zoti Rama të uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më e lehtë”, tha një protestuese.
Një tjetër protestues nga Diaspora ka mbajtur fjalën para Kryeministrisë.
“Kryeministri Edi Rama na ka ironizuar se kemi ardhur me makina luksosze. Po ju hajdut i kombit. Ikëm me gomone dhe vijmë me kmakinëa të shtrenjta se i kemi me duar me kallo. Nesër do vijmë me avion privat”, tha protestuesi.

Në protestën e sotme para kryeministrisë kanë ardhur edhe emigrantë. Në fjalën e tij protestuesi tha se kjo nuk është një protestë, por një kryengritje.
“Kam 25 vite në që jetoj në Diasporë. Kjo nuk është një protestë, por një kryengritje. Edhe pse unë e kam rregulluar jetën, pse fëmijët e mi duhet të kërkojnë një gjë në gjuhë të huaj. Diaspora e do Shqipërinë pa interes. Pse është e rëndësishme Diaspora?
Ishte Jeronim de Rada dhe At Preng Doçi që nisën në Diasporë Rilindjen shqiptare. Ishte Nënë Tereza që jetoi në Diasporë dhe u tregoi botës dashurinë e shqiptarit për njerëzimit. Ishte Skkënderbeu që pas shumë vitesh u kthye nga Diaspora dhe bashkoi shqiptarët”, tha Renisi me origjinë nga Mirëdita.
Protestuesve në Tiranë sot i janë bashkuar shqiptarë dhe nga diaspora. Burime nga policia kanë bërë me dije se nga pika kufitare e Muriqanit kanë hyrë 30 automjete me targa të huaja për të marrë pjesë në protestë.
Këto automjete ishin të gjitha luksoze me targa angleze dhe 2 italiane Makinat e shtrenjta bashkë me disa të tjera me targa shqiptare parakaluan nëpër rrugët e Tiranës para protestës.
Komente









Ka dale dhe llapaqeni tiku!duket sikur ai organizon ngeli 3 muaj si mjeran as sia feshkelleu njeri!me kuc e me Mac po te gjatin do maresh!
PërgjigjuNatyrisht që klasa politike është për t'u hedhur në kosh të plehrave dhe nuk meritojnë asnjë konsideratë. Por pjesa më e madhe e protestuesve aktualë të bëjnë pa shpresë. Sidomos ata të diasporës.
PërgjigjuQenkan dyndur kokcepshat e Sales ne proteste. Me njerezit normal, protesta ishte per qellime te drejta. Tani qe versuli Salehu burgaxhinjte e trafikantet nga Anglia, kjo proteste po shkon per dhjom qeni. Ed gjatoshi ne burg, Salih hundsqepari ne burg
PërgjigjuAbsurde! Shqiptare absurd me fjalime absurde. Shqiptare qe nuk e kuptojne se cdomethene Revolucion. Revolucioni te con 50 vjet prapa,o absurda njerez dhe ju po I sherbeni shkaterrimit te Shqipersise.
PërgjigjuTe iki Rama sa me shpejt qe ta marrin pushtetin ne shqiperi drogaxhijte dhe vrasesit e saliut dhe filoserbet e kurtit
Përgjigjupo bertet i degjeneruari AGRON SHEHAJ I KA SHKU MENDJA PER KRTEMINISTER. JO MOJ JEP DOREHEQJEN TE KANE VOTUAR SHUMICA E SHQIPTAREVE KETO QE BERTASIN JANE TRDHETARE QE NUK KAN PAGUAR 5 LEK TAKS PER KETE VEND.
PërgjigjuDiaspore leshi shumica denuar per droge ne Angli.eshte mbledhur tere malokerija e trushpelaret albiniste.nuk e shkateroni dot ju shqiperine
PërgjigjuEmigrant me duar me kallo edhe makina luksi sikur snuk,
PërgjigjuKot lodheni eshte kapitull I mbyllur.Ikni se keni lene punen do ju nxjerrin nga shtepia se nuk paguani dot billat
Përgjigju90% jane kosovar qe i ka derguar kurti ,shumica e tyre njihen sepse kane bere mitingje pro kurtit
PërgjigjuGënjeshtra! Nëse Kuksi, Mirdita apo Tropoja quhet diasporë, atëherë është e vërtetë. Në fakt ka dalë Pd-ja.
PërgjigjuJo mor Jo se Mirdita po' punon jashte ei bie bretku, shifni kosovaret e barbaret e Sales Albinit e bejlerit
Se kush ju ka dhene te drejten ketyre pallave te flasin ne emer te gjithe diaspores vetem keta idiotet e dine.
PërgjigjuPo shkojne krushqit te marin nusen apo ka fitu shqiperua kupen e botes Keshtu e kan shqiptaret marin flake si kashta pastaj shuhet shpejtese kashta mbetet kashte
PërgjigjuMire ja kan bere po ato makina luksoze me cfare o kan ble se me rrogat ktu ne emigrim makinat luksoze nuk blihen dot
PërgjigjuMe se e sakte Sila. MBi 20 vjet me bisness dhe BMW X5 a mbaj fort se luksozet kushtojne sa nje shtepi.