Me një dekret të ri, presidenti amerikan, Joe Biden, do të vendosë sanksione ndaj institucioneve financiare që mbështesin luftën kundër Ukrainës, duke anashkaluar sanksionet perëndimore.
Presidenti amerikan do të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv që do të lejojë Uashingtonin të vendosë sanksione ndaj institucioneve financiare që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet perëndimore për pushtimin e Ukrainës, tha Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.
Dekreti i jep gjithashtu Uashingtonit mundësinë për të ndaluar importet e produkteve të prodhuara në vendet e treta, por të bëra nga lëndët e para ruse, si diamantet.
“Sot ne po ndërmarrim hapa për të përdorur mjete të reja dhe të fuqishme kundër makinerisë luftarake të Rusisë. Dhe ne nuk do të hezitojmë të përdorim këto mjete të reja për të ndërmarrë veprime vendimtare dhe kirurgjikale kundër institucioneve financiare që lehtësojnë financimin e makinerisë ruse të luftës”, tha Yellen, raporton CNN.
SHBA dhe aleatët e saj, përfshirë BE-në dhe Britaninë, vendosën sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022 dhe që atëherë kanë rritur presionin ndaj Moskës, duke synuar presidentin Vladimir Putin, sektorin financiar rus dhe dhjetëra oligarkë.
Urdhri i sotëm është lëshuar në konsultim me partnerët amerikanë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3963
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024
25 Dhjetor, 17:38
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
O me ne o pa ne ka than bushi dikure.
Përgjigju