Presidenti Joe Biden i ka dërguar një mesazh udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ku paralajmëron Teheranin që të mos vërë në shënjestër personelin amerikan në Lindjen e Mesme, tha Shtëpia e Bardhë të enjten pas një vale sulmesh ndaj forcave amerikane në rajon.
"U dërgua një mesazh i drejtpërdrejtë", u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby në një konferencë shtypi, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Mesazhi përbën një rast të rrallë që presidenti amerikan i drejtohet drejtpërdrejt udhëheqësit suprem të Iranit. Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje për të shmangur zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme pas sulmit të grupit militant Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e të paktën 1400 personave, kryesisht civilë.
Rreth 900 trupa shtesë amerikane janë nisur drejt rajonit ose kanë mbërritur atje për të forcuar mbrojtjen ajrore për të mbrojtur personelin amerikan mes një vale në rritje të sulmeve nga grupet e lidhura me Iranin, tha Pentagoni duke shtuar se trupat amerikane janë sulmuar të paktën 12 herë në Irak dhe katër herë në Siri gjatë javës së kaluar.
Të mërkurën, zoti Biden tha se kishte paralajmëruar ajatollahun se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin nëse forcat amerikane vazhdojnë të vihen në shënjestër, por nuk tha se në ç’mënyrë ishte dërguar ky mesazh./VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.1%
-
Jo
19.1%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD
22 Korrik, 17:16
-
Pasuesi i Escobar/ Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor
22 Korrik, 16:32
-
21 ditët që 'rrëzuan' Joe Bidenin
22 Korrik, 12:02
-
Tërheqja e Bidenit nga gara pritet të dominojë takimin e BE-së
22 Korrik, 08:24
-
Kamala Harris: Trashëgimia e Biden është e pakrahasueshme në historinë moderne! Nancy Pelosi: Kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores
22 Korrik, 07:41
-
Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?
21 Korrik, 22:47
-
Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Do vijoj përmbushjen e detyrave, mbështes Kamala Harris! Zv.presidentja: Jam e nderuar
21 Korrik, 20:06
-
Shërbimi Sekret pranon se kishte refuzuar masa shtesë sigurie për ish-presidentin Trump në vitet para atentatit
21 Korrik, 18:33
-
Avionët luftarakë rusë sulmojnë bombarduesit amerikanë mbi Arktik
21 Korrik, 17:45
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35
-
Netahyanu do të takohet të martën me Biden në SHBA! Houthis-popullit: Përgatituni për luftë të gjatë me Izraelin
21 Korrik, 13:50
-
Trump: Shërbimi Sekret gaboi, duhet të lajmëronin për sulmin! Mora një plumb për demokracinë
21 Korrik, 12:47