Biden ‘përgjohet’ teksa tregon bisedat private me kryeministrin izraelit: I thashë Netanyahut mos e përsërit më ose…

Biden ‘përgjohet’ teksa tregon bisedat private me kryeministrin izraelit: I thashë Netanyahut mos e përsërit më ose…

Zhgënjimi i presidentit amerikan Joe Biden me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në lidhje me luftën në Gaza, vazhdon të rritet.

Duke mos qenë në dijeni se kamerat dhe mikrofonët edhe pas fjalimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve ishin ndezuar, presidenti ndau haptasi me Senatorin Michael Bennet, D-Colo, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Transportit Pete Buttigieg, disa biseda private që kishte bërë me kryeministri izraelit.

Fillimisht Bennet përgëzoi Biden për fjalimin e tij dhe i kërkoi presidentit të vazhdojë të bëjë presion ndaj Netanyahut për shqetësimet në rritje humanitare në Gaza. 

Më pas Biden përgjigjet duke thënë: Unë i thashë, Bibi mos e përsërit këtë, ti dhe unë do të kemi një takim. 

Një ndihmës i presidentit që  qëndronte afër presidentit tentoi ta paralajmëronte se mikrofonët ishin ende të ndezur ndërsa fliste me sekretarët.

Biden ka urdhëruar tashmë transportin ajror të ndihmës amerikane në Rripin e Gazës, ndërsa në fjalimin e tij, ai njoftoi se po drejton ushtrinë për të ndërtuar një port në bregun e Gazës për të sjellë lehtësim për popullsinë palestineze.
 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë