Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagon pas shpalljes fitores të Joe Biden. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Demokracia Amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim.
"Sipas projeksionit të CNN, Joe Biden është tashmë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokracia Amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim. Siç thoshte Alexis de Tocqueville “vështirë se gjen një çështje politike në Shtetet e Bashkuara, e cila herët a vonë nuk kthehet në një çështje gjyqësore. Urime Presidentit të zgjedhur Biden", shkruan Biden.
Lajmi kryesor: