Biden president i SHBA-së/ Qafoku për Report TV: Çështja e Kosovës me Serbinë do të zgjidhet! Ndoci: U vodhën votat, të keqen e Shqipërisë! Zaimi: S'pati trazira!

Biden president i SHBA-së/ Qafoku për Report TV: Çështja e Kosovës me Serbinë do të zgjidhet! Ndoci: U vodhën votat, të keqen e Shqipërisë! Zaimi: S'pati trazira!

TIRANË- Fitorja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Joe Biden ka sjellë reagime edhe në Shqipëri, ku analistët janë në të njëjtën linjë: Zgjedhja e tij do t'i shërbejë marrëdhënieve mes dy shtete, Shqipëri dhe SHBA, por edhe në raport me Kosovën. Report Tv në një transmetim maratonë gjatë pasdites me të shtunën ka sjellë një analizë të asaj çfarë pritet të ndodhë me zgjedhjen e Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë. Gazetari dhe Analisti, Roland Qafoku është shprehur se çështja e Kosovës do të marrë një zgjidhje konkrete sa i përket pavarësisë së vendit, dhe jo vetëm në rafshin ekonomik siç ndodhi gjatë presidencës së Trump.

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Menada Zaimi nga SHBA-ja ka bërë me dije se rezultati i shpallur nga mediat botërore, pasi certifikimi i zgjedhjeve pritet të ndodhë në janar, nuk ka sjellë trazira, pasi janë në pritje të reagimeve të Donald Trump.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha për Report Tv se zgjedhja e Biden do e kthejë Amerikën te fryma normale dhe jo e debatit, siç ka bërë Trump. Mirëpo për artistin Federik Ndoci, një mbështetës i flaktë i Donald Trump, Joe Biden nuk është president, duke thënë se ai së bashku me djalin kanë vjedhur votat. "Të keqen e Shqipërisë sa i përket votave", tha ai në lidhjen live nga SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Andoni: Trump president jo normal, s'do e shkruaj letrën e lamtumirës! Biden do i vë barrierë Serbisë

1604776771_andonibesidenisi.jpg

Ato që quan "gënjeshtrat" e Trump për analistin Ben Andoni i sollën fundin republikanit në zgjedhjet e 3 nëntorit. I ftuar në studion e Report Tv, Andoni tha se Joe Biden ka një politikë më të qetë, në ndryshim nga ai i Trump. Ndalur te çështja e Kosovës, Andoni tha se Biden do i vë barrierë Serbisë.

"Amerikanët të lodhur nga gënjeshtrat e Trump. Biden do i vë barriere Serbisë. Trump është një president jo normal, do e shkruajë letrën e lamtumirë. Politikat e Biden më të qeta dhe jo agresive", tha Andoni në Report Tv.

Ora 21:16
Ndoci nga SHBA-ja: Ça ka ndodhur këtu me vjedhjen e votës, të keqen e Shqipërisë

Si një mbështetës i flaktë i Donald Trump, këngëtari Frederik Ndoci nuk e pranon që Joe Biden është shpallur fitues. Ai tha se kjo do të ndodhë në janar, kur të vendohet se sekretari i shtetit, avokati dhe gjyqtari. Në lidhje për Report Tv, Ndoci tha se Biden ka vjedhur vota.

"Nuk është zgjedhur akoma, sekretari i shtetit që është në fuqi deri më 20 janar nëpërmjet votimeve, avokati i gjyqtarit, bëhet numërimi i çdo vote, pastaj jepet përgjigja. Me këto që janë bërë në Amerikë këto radhë, të marrsha të keqen e Shqipërisë me vjedhjen e votës, 35 mijë të vdekur janë ngritur dhe kanë votuar nga e para. Ca nuk bëri Biden me djalin e tij për vjedhjen e votave", tha Ndoci.

Ora 21:08
Biden president i SHBA/ Qafoku për Report TV: Çështja e Kosovës me Serbinë do të zgjidhet!

1604779774_qafoku.jpg

Gazetari dhe analisti Roland Qafoku është shprehur i bindur se me ardhjen e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë çështja e Kosovës me Serbinë do të zgjidhet. I ftuar në studion e Report Tv, Qafoku ka shkuar edhe më tej duke thënë se marrëveshje Kosovë-Serbi e nënshkruar në SHBA do të anulohet.

"Marrëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar në SHBA do anulohet në kuptimin politik, se Biden është shumë i qartë që Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavarura dhe nga këtu do nisin gjithçka.  Biden do e vazhdojë çështjen e Kosovës aty ku e la Obama. Pati një lloj tërheqje nga ana e Trump për këtë çështje, ndoshta nga mosdija. Çështja e Kosovës do marrë një qartësi dhe do zgjidhet. Biden ka një eksperiencë gjysmë shekulli në politikë dhe në vendmarrje", tha Qafoku.

Ora 20:13
Gazetarja e Zërit të Amerikës për Report TV: Biden presidenti më i votuar në 120 vite! S' raportohet për trazira, presin reagimin e Trump

Menada Zaimi, gazetarja e Zërit të Amerikës në një lidhje për Report Tv ka bërë një panoramim të asaj që po ndodh në SHBA pas fitores së Joe Biden. Ajo tha se nuk raportohen për trazira, kjo pasi janë në pritje të reagimit të Donald Trump. Reagimin e parë të Joe Biden ku tha se "Do jem president i të gjithë amerikanëve, edhe i atyre që nuk më kanë votuar', Zaimi tha se ka dashur që të qetësojë "gjakrat".

" Biden Presidenti më i votuar në 120 vite. kemi parë protestues të Trump, nuk duket të ketë trazira sepse edhe mbështetësit ende nuk e dinë si të manovrojnë se të gjitha mediat e kanë bërë të qartë që fituesi është Biden, dhe do duhet të përtypet fillimisht dhe më pas pritet të ketë reagim. Do duhet të pritet se si do të reagojë Trump dhe se çfarë do u thotë mbështetësve të tij. Ka pasur disa manifestime sporadike, kanë qenë të qeta, nuk kanë qenë me përplasje, deklarate Biden kërkon që të qetësojë të gjitha gjakrat e amerikanëve. Dozën e emocionalitetit mund të përcjellësh nga lart poshtë, kështu do duhet të presim reagimin e Trump", tha Zaimi.

Ora 18:37
Biden Presidenti i SHBA, Balla: Demokracia Amerikane, model dhe nuk mund të vihet në diskutim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagon pas shpalljes fitores të Joe Biden. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Demokracia Amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim.

"Sipas projeksionit të CNN, Joe Biden është tashmë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokracia Amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim. Siç thoshte Alexis de Tocqueville “vështirë se gjen një çështje politike në Shtetet e Bashkuara, e cila herët a vonë nuk kthehet në një çështje gjyqësore. Urime Presidentit të zgjedhur Biden", shkruan Biden.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albatros: 08/11/2020 13:24

    F Ndoci???? Keshtu jemi ne? Si ky??? SPECIALISTË PER GJITHCKA. Prandaj venë gjërat së prapthi kudo ku ka shqiptarë. O Rik, bëj punën tënde dhe je OK

    Përgjigju
  • Akrepi: 08/11/2020 11:48

    Po mir , temat qe trajtohen ne kete shkrim , jane nje domosdoshmeri , sepse na bejne me dije per leviziet politike ne SHBA , por edhe ne gjithe boten . Po Ndoci , c'duhet ketu ?!. Per ne , s'miafton qe bota hapi dyert , ku gjetem pune dhe jetojme si zoterinj ,na mbajne e respektojne si te barabart ne mes te barabarteve , por u dashka tu tregojme edhe c'far te bejne e si ta bejne . Sigurisht , ka nga ne qe punen e trazivacit e bejme falas , edhe Ndoci eshte keto mostra .

    Përgjigju
  • thuthuqi: 08/11/2020 11:17

    Ky pederast meTrumpin? Ky asht thjesht nje palaco, pa dinjitet dhe karakter, servil dhe hipokrit deri ne palce.

    Përgjigju
  • redi: 08/11/2020 09:55

    Mdoc je i marr a bon vet . Ku i pe vjedhjet or toc . Deri tani miliarda sy nuk po shofin nje prov

    Përgjigju
  • peoples: 08/11/2020 04:28

    Kush e pjerdh kete Ndocin ketu...Mos ka te beje me Ali spahine apo me ate bashkiaken e shkodres qe nga pamja duket si bure por nga shenjat eshte grua

    Përgjigju
  • Iris: 08/11/2020 03:33

    Te keqen e mendjes qe me ke mor Ndoc! Mire te vdekurit votuan per Biden,po Meksika e pagoi murin e madh e te bukur qe do ndertonte Trump,di gje ?

    Përgjigju
  • Luli: 07/11/2020 22:16

    Po ti kujtohet ku eshte shqiperia ose mos ngaterroje KOSOVE. Me Krimene

    Përgjigju
  • Pelioni: 07/11/2020 21:59

    Ky Ndoci duhet me u dëgju se ky nuk ha kot,bile për këtë president i ShBA duhet me qenë salehu i viçidolit.

    Përgjigju
  • Ehuu: 07/11/2020 21:49

    Ky ndoci eshte nje cope gomari. U vodhen votat thote. Po mire pse kush i numeron votat atje pd a ps qe te vidhen

    Përgjigju
  • Vicidoli: 07/11/2020 19:25

    President i duhur per Shqipnin ka me ken Flamur Noki

    Përgjigju
    • Harry: 08/11/2020 11:04

      O Ndociiiii ;ne vendin qe te vodhen gruan s’eshte e thene qe te vjedhin votat

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë