1706083743_bide.jpg

Përmes një deklarate për shtyp presidenti amerikan Joe Biden tha se sulmi me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordaninë verilindore u krye nga "grupet militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak".

"Sot, zemra e Amerikës është e rënduar. Tre anëtarë të shërbimit amerikan u vranë  dhe shumë u plagosën gjatë një sulmi me dron pa pilot ndaj forcave tona të vendosura në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë.

Ndërsa ne jemi ende duke mbledhur faktet e këtij sulmi, ne e dimë se ai është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”,- është shprehur Biden.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm me dron në bazën e SHBA në Jordani, 3 ushtarë amerikanë të vrarë, dhjetëra të plagosur! Biden akuzon grupet e mbështetura nga Irani