Biden takohet me Stoltenberg teksa gara për zgjedhjen e kreut të ri të NATO-s është rritur

Biden takohet me Stoltenberg teksa gara për zgjedhjen e kreut të ri të NATO-s është rritur

Biden dhe Stoltenberg

Presidenti Joe Biden ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashtingon, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg ndërkohë që konkurrenca për të gjetur pasardhësin e tij, po rritet.

Stoltenberg, i cili ka udhëhequr NATO-n që nga viti 2014 dhe i është zgjatur mandati tre herë, tha në fillim të këtij viti se në përfundim të mandatit të tij në fund të shtatorit do të largohej nga posti.  Përpjekjet për ta zëvendësuar atë po intensifikohen pasi udhëheqësit e aleancës ushtarake prej 31 anëtarësh do të takohen muajin e ardhshëm për samitin e tyre vjetor në Vilnius, Lituani.

Javën e kaluar, në takimin me Joe Biden kryeministri britanik Rishi Sunak e diskutoi çështjen e mundësisë që në këtë post të jetë Ben Ëallace, ministri i Mbrojtjes së Britanisë.  . Biden u takua gjithashtu me kryeministren daneze Mette Frederiksen, një tjetër pretendente e mundshme.

I pyetur për punën e NATO-s në një konferencë shtypi me Sunak në krah të tij, Biden e quajti Ëallace "shumë të kualifikuar", por vuri në dukje se biseda midis liderëve të NATO-s për të gjetur një zgjedhje "konsensusi" për të zëvendësuar Stoltenberg ishte në vazhdim. Opinioni i Biden ka peshë të madhe pasi SHBA shpenzon më shumë se çdo anëtar tjetër në aleancë për mbrojtjen.

Frederiksen u përpoq të minimizonte kandidaturën e saj pasi u takua me Biden javën e kaluar. Ajo nuk pranoi të thoshte nëse kishte diskutuar për vendin e lirë të ardhshëm me të, duke u thënë gazetarëve se nuk donte të shkonte më tej në këto spekulime për NATO-n. Aleanca nuk ka pasur kurrë një sekretare të përgjithshme femër.

Një zyrtar i qeverisë britanike, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht dhe foli në kushte anonimiteti për mediat e huaja, tha përpara vizitës së Sunak se udhëheqësi britanik dëshiron të jetë i sigurt se sekretari i përgjithshëm i ardhshëm “do të vazhdojë punën e mirë të Stoltenberg për modernizimin, por gjithashtu e kupton rëndësinë të shpenzimeve të mbrojtjes në këtë kohë kritike.”

Danimarka ka mbetur prapa objektivit të NATO-s që anëtarët të shpenzojnë 2% të prodhimit të brendshëm bruto në buxhetet ushtarake deri në vitin 2030. Por qeveria e qendrës njoftoi në fund të muajit të kaluar se do të kërkonte të investonte rreth 143 miliardë krona (20.6 miliardë dollarë) në mbrojtjen e vendit mbi dekadën e ardhshme.

Biden dhe Stoltenberg gjithashtu pritet të diskutojnë pëqr luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe përpjekjet për të bindur anëtaren e NATO-sd Turqinë që të tërhiqet nga bllokimi i Suedisë për t’u bashkuar me Aleancën Ushtarake.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja