Një gjykatë apeli në SHBA ka bllokuar përkohësisht urdhrin e presidentit Joe Biden që punëtorët e kompanive private që kanë mbi 100 punonjës të vaksinohen ose të testohen çdo javë.
Ky urdhër është dërguar në një gjykatë apel të SHBA, ku duket se është pezulluara, pasi gjykata gjeti “probleme të rënda statutore dhe kushtetuese" lidhur me këtë urdhër. Pesë shtete të udhëhequra nga republikanët - Teksasi, Luiziana, Misisipi, Karolina e Jugut dhe Utah - si dhe kompani private dhe grupe fetare, kishin çuar këtë urdhër në gjykatë, ku akuzonin presidentin Biden për tejkalim të autoritetit të tij.
Prokurori i Përgjithshëm i Luizianës, Jeff Landry, shkroi në Tëitter se vendimi i gjykatës ishte një "fitore e madhe për lirinë e krijuesve të vendeve të punës dhe punonjësve të tyre".
Biden thotë se urdhri i vaksinimit të punonjësve të kompanive pirvate, i cili do të mbulonte më shumë se dy të tretat e punëtorëve të vendit, do të vendoste një standard kombëtar të sigurisë në punë.
Të enjten, presidenti tha se punonjësit në kompanitë e mëdha do të duhet të vaksinohen plotësisht deri më 4 janar, duke e quajtur vaksinimin "rruga e vetme më e mirë për të dalë nga kjo pandemi".
Shumë biznese në SHBA tashmë kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen. Por kundërshtarët thonë se nuk është kushtetuese që një president të imponojë një rregull kaq gjithëpërfshirës mbarëkombëtar.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45
-
Mori çantën e shpinës me dhurata në stacionin e trenit, Parashqevi Simaku i bëri kërkesë gazetares: A mund të më gjeni vajzën që e ka bërë këtë
24 Dhjetor, 12:59
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të tejkalojë zgjuarsinë e njerëzve brenda vitit 2030
24 Dhjetor, 09:15
-
E zënë ethet, ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital me temperaturë të lartë
24 Dhjetor, 07:08
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump
23 Dhjetor, 20:39
-
Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën
23 Dhjetor, 20:10
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor, 20:10
-
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur
23 Dhjetor, 16:25