Biden-Erdogan bisedë telefonike mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO

Biden-Erdogan bisedë telefonike mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO

Erdogan dhe Biden

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Joe Biden, në të cilën diskutuan mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, njoftoi të dielën presidenca turke.

Erdogan i tha Presidentit Biden se Stokholmi ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur që Ankaraja ta ratifikojë kërkesën për anëtarësim në alenacën ushtarake, duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se hapat nuk kishin dhënë rezultate pasi mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhdojnë të mbajnë demonstrata në Suedi.

“Udhëheqësit ranë dakord të zhvillojnë një bisedë të veçantë gjatë takimit në Vilnius dhe të diskutojnë imtësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale”, njfton Ankaraja.

Të enjten, Suedia nuk arriti ta bindte Turqinë që ta mbështesë atë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Gjatë një takimi në nivel të ministrit të jashtëm, Ankaraja i kërkoi Stokholmit më shumë veprime në luftën kundër terrorizmit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të organizojë një takim mes Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit suedez Kristersson në Vilnius të hënën.

Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO, duke braktisur politikat e kohës së Luftës së Ftohtë për mos-angazhimit ushtarak. Anëtarësimi në NATO duhet të miratohet nga të gjitha vendet e aleancës. Finlanda mori miratimin në muajin prill ndërsa Turqia dhe Hungaria ende nuk kanë hapur dritën jeshile për Suedinë.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë të tipit F-16 dhe statusin e Ukrainës në NATO në bisedën e tyre telefonike, sipas njoftimit të shtypit të presidencës turke./ VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës