Në fshatin Drizë të Fierit është gjetur i mbytur në një kanal vaditës një 56-vjeçar. Fiqeri Muhameti mendohet se ka rënë aksidentalisht në kanal anës rrugës duke lëvizur me biçikletë dhe është mbytur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë-Myrtezaj, në orën 13:25, ku 56-vjeçari ka rënë aksidentalisht në  një kanal vaditës anës rrugës.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.