Bie çmimi i naftës bruto në bursë, po tregtohen 85 $/fuçia! Forcimi i dollarit nuk lejon uljen e çmimit të karburantit në vend

Bie çmimi i naftës bruto në bursë, po tregtohen 85 $/fuçia! Forcimi i dollarit nuk lejon uljen e çmimit të karburantit në vend

Foto ilustruese

Çmimi i naftës në bursë ka zbritur në nivelet e para luftës, madje i është afruar shifrave të vitit të kaluar. Në këtë fillim jave nafta po tregtohet në bursë me 85 dollar fuçia, shifrat më të ulta të arritura që prej janarit të këtij viti. Ndërsa në krahasim me një vit më parë nafta bruto po tregtohet me 7 deri në 12 dollar më shtrenjtë pasi në shtator të vitit të kaluar çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja luhatej në vlerat 73-78 dollar fuçia.

Por kjo rënie e naftës bruto në tregjet e huaja nuk reflektohet njësoj në vendin tonë nga vendimet e Bordit të Transparencës dhe kjo për disa arsye. Sipas Ministrisë së Financave bordi nuk bazohet në çmimin e naftës bruto por në ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës.

Së dyti, nuk e lejojnë marzhet e fitimit të caktuara për kompanitë dhe së treti ulja e çmimit të karburantit në vend po frenohet edhe nga forcimi i dollarit.

“Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim”, thuhej në vendimin e fundit të bordit të Transparencës të datës 24 shtator.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë aktualisht një dollar në vend po këmbehet afër 120 lekë, nga 116 që ishte në fillim të këtij muaj.

Aktualisht nafta në vend po shitet me 223 lekë/litri, nga 216 lekë që ishte, benzina tregtohet me 194 lekë/litri, kurse gazi mbetet i pandryshuar në 78 lekë litri.

Të dhënat në bursë

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nafta: 26/09/2022 10:52

    Hahhahaha Dollari tani ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë