TIRANE - Euro shënon ulje të vlerës, ndërkohë që po shtohen së tepërmi paqartësitë lidhur me fatin e Greqisë dhe qendrimine saj në eurozonë. Monedha e përbashkët ka zbirut në mesditë nën nivelin e 1.28 dollarëve amerikanë, niveli më i ulët i këtyre katër muajve të fundit, duke reflektuar dobësinë e ekonomisë evropiane.

Sot të gjitha bursat e Evropës paraqiten sërish në zonën minus, ndërkohë që orën e parë të transaksioneve të gjitha e kishin filluar pozitivisht, me përjashtim të Bursës së Athinës,e me rritje afro 1 për qind, pasi kishte rrëshqitur në minus 6% ditën e djeshme. Ditën e hënë, në “kontinentin e vjetër” janë “djegur” rreth 120 miliardë euro, si pasojë e zhvlerësimit të pjesës më të madhe të aksioneve të kompanive të kuotuara nëpër tregjet aksionare.

Ndërkohë, nafta ka shënuar një rritje të lehtë nga dje, me 95 dollarë për një fuçi. Ndërsa çmimi i arit është në ulje, me 1.559 USD për onc.

(gk/im/shqiptarja.com)