Bie helikopteri i “Eurocopter”
vdesin dy pilotë të ushtrisë

Bie helikopteri i “Eurocopter”<br />vdesin dy pilotë të ushtrisë
Tre pilotë të rregjimentit të helikopterave, janë nisur nga baza ajrore e Farkës drejt Shkodrës për një stërvitje rutinë, duke improvizuar një operacion kërkim-shpëtimi, por dy pilotët dhe helikopteri i modelit “EC-145” i blerë 5 muaj më parë nga “Eurocopter” Francë, nuk janë rikthyer në bazën e Farkës, duke përfunduar në ujërat e liqenit të Shkodrës. Fluturimi ka nisur mesditën e të mërkurës në ora 12:10 nga baza ajrore e helikopterëve në Farkë dhe në ora 13:45 minuta helikopteri ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit në Rinas.

Pilotët Donald Hoxha dhe Floran Delia s’kanë braktisur helikopterin deri në momentet e fundit duke gjetur vdekjen. Ndërkohë shoqëruesi ushtari profesionist Gerald Baramuça, ka mundur të hidhet më parashutë nga bordi i helikopterit duke shpëtuar nga ky incident tragjik, vetëm me një krah të thyer dhe një të çarë në kokë. Ndihmë më të madhe në këtë tragjedi e kanë dhënë disa banorë të zonës së Malësisë së Madhe, të cilët me varkat e peshkimit dhe notim, kanë ndihmuar ushtarin Gerald Baramuça nga mbytja, duke e nxjerrë në tokë dhe transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Helikopterët 79 milion euro, problematikë
Njëri nga helikopterët e rrëzuar në Shkodër është blerë nga kompania franceze “EuroCopter”, dhe se ka hyrë në Shqipëri në muajin nëntor 2015. Modeli “EC-145” është brenda garancisë kontraktuale dhe se ministria e Mbrojtjes ka të drejtë të kërkojë një tjetër helikopter të ngjashëm si ai që u shkatërua dje në liqenin e Shkodrës. Marrëveshja me kompaninë është miratuar nga qeveria “Berisha” më 4 shkurt të vitit 2010,dhe se u ngarkua ish-ministri Imami për mbikqyrjen e kësaj marëveshje.

Sipas marrëveshjes, qeveria shqiptare do të blinte 5 helikopterë nga kompania, ndërsa në atë kohë u tha se kjo kishte ardhur si kusht i Francës, në mënyrë që ajo të thoshte fjalën “PO” për pranimin e Shqipërisë në NATO. Marrëveshja do të zbatohej për një periudhë 4 vjeçare, pra deri në fund të vitit 2013. Në atë kohë,kontrata ishte për helikopterë të llojit “AS 532 AL COUGAR” nga versionet ushtarake të familjes Super PUMA, që do të thotë për terrene të vështira. Shuma për blerjen e këtyre helikopterëve të cilësuar si super modernë ishte 78 milionë euro gjithsej. Vlera ishte e lartë për një vend të vogël si Shqipëria, por shifra nuk vihej në diskutim nga qeveria “Berisha” përpara faktit të futjes së shqipërisë në aleancën e NATO-s.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim