Bie lindshmëria në Fier, shkak gjendja ekonomike dhe emigrimi i çifteve të reja (VIDEO)

Me 114 lindje më pak është mbyllur 2019-ta në maternitetin e Fierit. Në 2019 janë regjistruar 1324  lindje ndërkohë në 2018 ka pasur 1438. Sipas statistikave çdo muaj kanë lindur rreth 100 fëmijë, por po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë me vitin 2018 janë shënuar 15 deri në 20 % më pak lindje.

Sipas mjekes Obseter Gjinekologe në maternitetin e Fierit Teuta Mone shkaqet e rënies së lindjeve ka të bëjë me emigrimin e çifteve të reja dhe planifikimi familjar. Gjithmonë e më shumë çiftet duan 1 ose 2 fëmijë.

“Në partneritetin e Fierit lindjet për vitin 2019 janë rreth 1324 në krahasim me vitin 2018, ka rreth 114 lindje më pak, në 2018 ka 1438. Shkaqet që lindjet janë pak nuk ka të bëjë me kushtet e marteneritetit së Fierit se kushtet i kemi të mira por ndikon emigracioni i çifteve të reja dhe planifikimi familjar dhe shkaqe të tjera”, tha Teuta Mone , mjeke Obseter Gjinekologe

Një faktor i rëndësishëm i uljes së numrit të lindjeve është edhe gjendja ekonomike. Ndërkohë fëmija i parë që erdhi në jetë për vitin 2020 në martneritetin e Fierit është një djal i cili quhet Florian i një çifti nga Patosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 03/01/2020 11:27

    Vetem gjitonet e tyre vlonjate pjelline shumë dhe pastaje nuk i ushqejne dot. Bravo fierakete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju