Bie me 6 metra niveli i ujit në Fierzë, shkak thatësira! Po prodhon 460 megavat orë energji në ditë

Rezerva ujore në liqenin e Kukësit, janë në nivel të mirë për muajit e nxehtë në të cilët ndodhemi, por megjithatë temperaturat e larta dhe thatësira ka nisur të reduktojë prurjet. Aktualisht niveli i ujit ka zbritur në 290,4 metra mbi nivelin e detit, ose 6 metër më pak se sa ishte dy jave më parë.

Prurjet në liqenin e Kukësit nuk i kalojnë 170 metër kub ujë në sekonde, ndërsa reshjet e shiut, të shoqëruara me rrebeshe e që përmbyten edhe rrugët në qytet, nuk ndikuan aspak, për shkak se nuk prekën zonat ku shtrihen lumenjtë kryesor, Drin i Bardhe dhe Drin i zi, që janë furnizuesit me te mëdhenj te Liqenit.

Fierzë gjatë këtij viti nuk ka ndërprerë punën asnjë ditë, dhe në katër turbinat, prodhohet më shume se 460 megavat orë energji në ditë, duke siguruar sasi të mjaftueshme për eksport dhe për depozitim të saj në Kosovë, në bazë të marrëveshjeve ndërqeveritare, sasi që përdoret më pas në rast të mungesës së prodhimit në vend dhe nuk njihet si import.

Kjo falë edhe linjës se interkonjeksionit që transmeton energji në dy anët e saj.  Po ashtu prodhim i lartë është regjistruar edhe në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Viti 2021 mund të konsiderohet mjaft pozitiv për prodhimin e energjisë elektrike, nga burimet hidrike.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)