Bie miti i imunitetit të tufës, ja sa përqind e suedezëve krijuan antitrupa pavarësisht hapjes

Bie miti i imunitetit të tufës, ja sa përqind e suedezëve krijuan antitrupa pavarësisht hapjes

Vetëm 7.3% e popullsisë së kryeqytetit suedez Stokholmi ka zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit. Studimi zyrtar u krye në një kampion prej 1,118 testesh të kryera brenda një jave.

Sipas Anders Tegnell, epidemiologu suedez në krye të strategjisë së kontrollit të pandemisë pa bllokime dhe izolime në vendin skandinav, numrat janë më të ulët se sa pritej.

Përqindja është "pak më e ulët" sesa pritej "por jo shumë, mbase një ose dy pikë përqindje," shpjegoi Tegnell.

Imuniteti i tufës arrihet kur shumica e një popullate të caktuar - 70 deri 90% - bëhet imun ndaj një sëmundjes.

Asnjë komunitet nuk e ka arritur ende këtë dhe vetëm vaksina "do të na sjellë imunitetin e tufës më shpejt" sesa infektimi vullnetar, tha Michael Mina, Asistent Profesor i Epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvard TH Chan, në një intervistë të kohëve të fundit me Public Radio International's The World.

Suedia - qasja më e butë e së cilës ndaj pandemisë së koronavirusit ka tërhequr vëmendje në gjithë botën - ka regjistruar në prill muajin më vdekjeprurës në gati tri dekada.

Suedia nuk ka ndërmarrë masa të ashpra kundër koronavirusit, të tilla si vendet e tjera në Evropë.

Ajo i ka mbajtur hapur shollat për fëmijët nën 16 vjeç, ashtu si edhe kafiteritë, baret, restorantet dhe bizneset.

Autoritetet, ndërkaq, u kanë bërë thirrje njerëzve që të respektojnë udhëzimet për distancim fizik.

Zyra e Statistikave e Suedisë tha se 10,458 njerëz kanë humbur jetën në muajin prill.

“Duhet të kthehemi prapa në dhjetor të vitit 1993, kur janë regjistruar më shumë të vdekur në një muaj të vetëm”, tha përmes një deklarate Tomas Johansson, nga Zyra e Statistikave.

Në total, 97,008 vdekje janë regjistruar në Suedi gjatë tërë vitit 1993, i cili, nga ana tjetër, ka qenë edhe viti më vdekjeprurës që nga 1918-ta, kur pandemia e gripit spanjoll e ka shkatërruar këtë vend.

Johansson tha për AFP-në se nuk ka pasur ndonjë shkaktar zyrtar që ka shpjeguar numrin e lartë të vdekjeve në dhjetor të vitit 1993, por shtoi se në atë kohë ka qenë një epidemi gripi.

Qasja suedeze ndaj koronavisrusit është kritikuar brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht pasi numri i viktimave i ka tejkaluar ato në vendet fqinje nordike, të cilat kanë vendosur masa më të ashpra të kontrollit. Suedia deri tani ka regjistruar më shumë se 32 mijë raste të të infektuarve me koronavirus dhe 3871viktima.

Sipas një hulumtimi mbi biosigurinë i kryer nga Universiteti i New South Wales në Australi, "imuniteti i tufës është një mit".

Shkencëtarët kanë sqaruar se, nëse do të hiqnim dorë nga kufizimet dhe bllokimet si masa sigurie për të frenuar infeksionin e koronavirusit dhe do të ekspozoheshim vullnetarisht, në mënyrë që të imunizoheshim natyralisht, do të kishte një numër shumë herë më të madh vdekjesh, do të thellohej kriza ekonomike si dhe do të ricikloheshin pandemi të tjera.

Sipas studiuesve australianë, për më tepër, "do të kishte një rritje të mprehtë të infeksioneve dhe sistemi shëndetësor do të ndikohej shumë seriozisht duke u futur në kolaps".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë