Bie ndjeshëm çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja! Shkon në 88 dollarë fuçia, shqiptarët e blejnë 232 lekë/litrin

Bie ndjeshëm çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja! Shkon në 88 dollarë fuçia, shqiptarët e blejnë 232 lekë/litrin

Foto ilustruese

Çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja ka zbritur në nivelin më të ulët që prej janarit të këtij viti. Për herë të parë që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë kur çmimi në tregjet e huaja vetëm regjistroi rritje duke shkuar deri afër nivelit 130 dollar fuçia, sot çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare është 88 dollarë. 

Por pavarësisht kësaj rënie, një fuçi kushton rreth 16 dollarë më shumë se në 8 shtator të vitit 2021, kohë kur fuçia e naftës ishte 72.60 dollarë. Ndërsa në vendin tonë aktualisht qytetarët një litër naftë e blejnë për 232 lekë, që është çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve më 2 shtator. Por kjo rënie e çmimit të naftës bruto, nuk pritet të reflektohet me të njëjtin intensitet tek çmimi i naftës që blejnë qytetarët në pikat e karburantit, pasi Ministria e Financave ka sqaruar më herët se ata marrin si referencë për çmimet e reja, luhatjet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. 

“Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit”, shpjegoi Ministria e Financave në njoftimin e fundit të bordit të transparencës.

Ndërsa për opozitën në vend, Bordi nuk po bën transparencë me çmimet, pasi në përbërje të tij janë vetë kompanitë e hidrokarbureve. Duke qenë se çmimet e caktuara prej tij sipas PD janë abuzive dhe që zhvatin qytetarët ata kanë kërkuar që të shfuqizohet ky bord, kërkesë që e kanë depozituar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • abc news: 11/09/2022 00:50

    O EDI RAMA o mut muti,,,,po ule mor cmimin e naftes,,,o hale i mutit se vajti fucia 80 dollare ne kemi cmim 2300 leke //litri,,....maskara burre.....

    Përgjigju
  • Une: 08/09/2022 08:46

    Po ca lidhje ka nafta bruto me ate qe hedh ne makine apo me benzinen?

    Përgjigju
    • Alb: 08/09/2022 10:37

      Jo skan lidhje aspak jan produkte te ndryshme kur eshte ne fuci fermentohet si vera,mir e ke ti duhet te jet me e shtrenjt.

  • Turku: 08/09/2022 08:42

    Bravo i qofte qeverise qe arriti ta mbante stabel cmimin ne kete kohe krize. I jemi mirnjohes Edi Rames.

    Përgjigju
    • Riku: 08/09/2022 10:06

      Kur te komentosh nxirre loli popin nga goja... se te ndikon ne perceptim

  • Turi: 08/09/2022 08:37

    Jo 500 lala por 1000 ta cojnë se ky popull legen kështu rri urtë dhe pret të ngrihet kir vijnë votimet vk

    Përgjigju
  • Alb: 08/09/2022 08:25

    200 maksimumi duhet te ishte po i bejn terren kontrabandes.

    Përgjigju
  • Lala: 08/09/2022 08:19

    5mij lek litrin beja shqiptareve.se e meritojn to shtrydhesh per sa kohe skan Kulturen e Protestes per mirqenien e tyre .vetem per misting partish e kan mendjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë