Ulet me 5 lekë nafta, do shitet 232 lekë/l! Edhe benzina do kushtojë 4 lekë më pak, gazi s’ndryshon

Ulet me 5 lekë nafta, do shitet 232 lekë/l! Edhe benzina do kushtojë 4 lekë më pak, gazi s’ndryshon

Foto ilustruese

TIRANË- Çmimi i naftës dhe benzinës është ulur sërish, ndërsa mbetet i pandryshuar çmimi i gazit. Bordi i Transparencës ka publikuar të premten çmimet e reja të karburantit të vend, ku është ulur me 5 lekë nafta duke shkuar në 232, nga 235 që ishte. Gjithashtu është ulur me 4 lekë benzina, duke u bërë 192  lekë/ litri, e ndërsa gazi 78 lekë.

Bordi i Transparencës njofton se vendimet në datë 2 Shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën ‘Platts Mediteran’, të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.  Nisur nga akuzar e shumta të opoztës që kërkojnë shkrirjen e Bordit me argumentin se nuk përfaqëson interesat e qytetarëve, një njoftim thuhet se “jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”.

"Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij  lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg. Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtar", thuhet në njoftim. 

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja