Bie ndjeshëm vlera e rublës ruse

Bie ndjeshëm vlera e rublës ruse

Foto ilustruese

Rusia i ka hapur të hënën tregjet financiare, duke e tregtuar rublën në shkallën më të ulët në 15 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan.

Në mëngjesin e së hënës, vlera e rublës ka qenë 2.1 për qind më e vogël - 86.5 kundrejt dollarit amerikan.

Vlera e rublës ka qenë më e ulët vetëm në mars të vitit 2022 – pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – 87.2.

Rubla nuk tregtohet përgjatë vikendit, dhe e hëna ka qenë dita e parë kur është tregtuar valuta ruse, pas zhvillimeve të 24 qershorit në Rusi.

Atë ditë, mercenarët rusë të grupit Wagner, në krye me Yevgeny Prigozhinin, janë nisur nga Ukraina drejt Rusisë dhe kanë fituar kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don.

Prigozhin ka deklaruar se dëshiron të rrëzojë nga pushteti krerët e sektorit të mbrojtjes në Rusi.

Teksa mercenarët kanë qenë në rrugë drejt Moskës, Prigozhin u ka dhënë urdhër për ta ndërprerë operacionin.

Bjellorusia ka thënë se e ka ndërmjetësuar një marrëveshje që parasheh largimin e Prigozhinit në Bjellorusi dhe kthimin e mercenarëve të Wagnerit në bazat e tyre.

Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington, ka thënë të dielën se rebelimi i Wagnerit kundër udhëheqësisë ruse, ka shpërfaqur “dobësi të thella” të sistemit rus të sigurisë./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!