Rrjetet sociale ranë për gati një orë në të gjithë botën, rikthehen WhatsApp, Facebook, Instagram dhe Mesengger

Rrjetet sociale ranë për gati një orë në të gjithë botën, rikthehen WhatsApp, Facebook, Instagram dhe Mesengger

Foto ilustruese

Aplikacioni Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook prej gati një orë, nuk kanë punuar në mbarë botën. Përdoruesit e rrjeteve sociale shfaqën probleme në përdorimin e këtyre aplikacioneve, duke e pasur të pamundur që të futen në adresat personale.

Instagram raportoi se ka një gabim serveri, ndërsa Facebook gjithashtu tha se përdoruesit që përpiqen të identifikohen, nuk mund të 'logohen' në llogaritë e tyre. Kur përdoruesit e faqes së Instagram-it lundronin në internet, u tregohet mesazhi, "5xx Server Error. Më shumë se 125,000 përdorues kanë raportuar probleme me Instagram’

Mbi 24,000 përdorues në Angli kanë raportuar probleme me Whatsapp. 81% e përdoruesve kanë raportuar probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve në Facebook Messenger me më pak se 5,000 përdorues që raportojnë ndërprerjen në Mbretërinë e Bashkuar tek Downdetector.

Mediat sociale thonë se mund të ketë një ndërprerje globale, pasi shumë përdorues në të gjithë globin kanë raportuar këtë problem.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 19/03/2021 19:12

    Instagrami u rkthye perseri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

U ekzekutua në Athinë, Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje më vrasjen e Gentjan Bejtjes në Fushë Krujë

U ekzekutua në Athinë, Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje më vrasjen e Gentjan Bejtjes në Fushë Krujë